Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takime dorë me dorë me familjarët, biseda telefonike e ushqim nga qyteti- si do të jetë 24 orëshi i radhës për Thaçin në EULEX sipas Gucatit

21/03/2025 - 18:13
në Kryesore, Lajme
A A
Takime dorë me dorë me familjarët, biseda telefonike e ushqim nga qyteti- si do të jetë 24 orëshi i radhës për Thaçin në EULEX sipas Gucatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimi në Hagë dhe ishte lejuar që të realizonte një vizitë në Kosovë dhe të qëndronte për një natë në EULEX, ka treguar në FRONTAL të T7 në detaje se si është qëndrimi brenda EULEX-it, si funksionojnë vizitat, ushqimi dhe deri në sa ora mund të qëndrojë ish presidenti Hashim Thaçi nesër në Kosovë.

Gucati në FRONTAL të T7 ka treguar se ditën e dytë e kanë lejuar që të qëndrojë në Kosovë deri në orën 16:30, dhe se gjatë ditës i është lejuar që të takohet me motrat vëllezërit dhe fëmijët.

“Aty kam bujtë një natë, më kanë vizituar motrat, vëllezërit dhe fëmijët. Nga 1 orë e gjysmë kam pasur vizitë. Deri në orën 4 e 30 minuta, ditën e dytë. Kam fjetur aty”, ka thënë Gucati në FRONTAL, raporton Express.

Duke folur për kushtet që janë në EULEX, Gucati ka thënë se edhe po të jetë si hotel me pesë yje, ai vend përsëri është një burg. Kreu i OVL-së ka treguar se brenda janë pesë qeli, të cilat rrinë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

Ai tutje ka thënë se shpreson që Thaçit do t’i lejohet të ketë takime me familjen deri në orën katër pasdite të 22 marsit dhe se në orën gjashtë pasdite udhëton për në Hagë.

“Aty edhe me qenë hotel me pesë yje, emrin e ka burg. Dera është e hapur. Ata e njohin z. Thaçi dhe e dinë autoritetin e tij. Janë pesë qeli brenda, derën do të ketë të hapur deri në 10 të mbrëmjes, ushqimin e ka brenda aty, një kuzhinë e vogël që është bashkë me sigurimin. Nuk janë kushtet e rënda. Unë shpresoj që do ta ketë një takim shumë të mirë me familjen deri në orën 4, dhe në orën 6 pasdite udhëton për në Hagë, sepse ashtu e kanë “, ka thënë Gucati, raporton Express.

Gucati ka treguar se në EULEX të lejohen takimet dorë me dorë me familjarët dhe se sot gjatë ditës mund të flasë edhe në telefon në prani të përkthyesit me ata familjarë të cilët Thaçi është pyetur paraprakisht t’i caktojë.

“Kufizime s’ka. Ka të drejtë të flasë dorë më dorë me familje. Ka të drejtë të flasë në telefon me anëtarët e familjes, kënd e ka të programuar z. Thaçi. Telefonin ia japin sigurimi i Hagës, por flet gjithmonë në prezencë të përkthyesit. Ushqimi vjen prej qytetit, të pyesin, çka dëshiron”, ka shtuar tutje Gucati, shkruan Express.

Gucati ka thënë se beson që do t’ia lejojnë të takojë bashkëshorten, djalin, vëllezërit apo motrat.

“ Besoj që z. Thaçi e ka dorëzuar listën më herët. Avokati mua më ka pyetur se kë dëshiron ta takosh. Unë kam kërkuar motrat, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Mi kanë ndarë në grupe nga 1 orë e gjysmë. Kënd ka kërkuar z. Thaçi, besoj se do t’ia lejojnë, edhe pse janë disa masa. Por s’besoj që do t’ia ndalojnë ta takojë bashkëshorten, djalin apo vëllezërit e motrat, s’besoj se do t’ia ndalojnë”, ka përfunduar Gucati.

JU REKOMANDOJMË

Trump kërcënon se do të fundosë anijet iraniane që i afrohen bllokadës amerikane

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
13/04/2026 - 17:29

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke thënë se SHBA’a do të fundosë çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane ndaj...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Nura i PDK-së: Ftesat e Kurtit vetëm farsë

PZAP hedh poshtë ankesën e Jakup Nurës të PDK-së, konsiderohet e palejuar
13/04/2026 - 17:14

Jakup Nura: Tri pozitat kryesore në duart e një partie janë të dëmshme për Kosovën. Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë rikujtuar kushtet për bashkëpunim në zgjedhjen e...

Më shumëDetails

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante
13/04/2026 - 16:48

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka publikuar disa informata për pjesën fininciare të deputetëve. Ai ka bërë me dije se paga bazë bruto e një deputeti është 1914...

Më shumëDetails

Gjashtë euro vezët, shtrenjtohen edhe perimet – ankohen qytetarët e tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë

Gjashtë euro vezët, shtrenjtohen edhe perimet – ankohen qytetarët e tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë
13/04/2026 - 16:21

Shtrenjtimet e fundit dhe rritjet e çmimeve po gjejnë vend edhe në tregun e Prishtinës. Me ankesa për vështirësi në përballje me produktet po vlerësojnë qytetarët, ndërsa tregtarët...

Më shumëDetails

Bajqinovci: Vendi duhet të ketë president, jo zgjedhje – opozita ta publikojë emrin e kandidatit të tyre

Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
13/04/2026 - 15:58

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita duhet të reflektojë për zgjedhjen e presidentit, pasi nuk mjaftojnë vetëm takimet. Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha...

Më shumëDetails

Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Ndaj të dyshuarit të ndaluar do t’i vazhdojmë procedurat ligjore

Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Ndaj të dyshuarit të ndaluar do t’i vazhdojmë procedurat ligjore
13/04/2026 - 15:39

N.E. u ndalua për 48 orë pasi një punëtor ra nga një objekt në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Prokuroria...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë