Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i Koshares ia “sqaron” rolin Faton Klinakut: Je për këto punë, jo për pagat e veteranëve

17/06/2022 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
Komandanti i Koshares ia “sqaron” rolin Faton Klinakut: Je për këto punë, jo për pagat e veteranëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se mbetja e veteranëve të luftës së UÇK-së jashtë pagës minimale, është gabimi më i madh që i bëhet kësaj kategorie. Ndërsa, ai thotë se takimi i Kurtit me veteranë është gabim, pasi sipas tij, OVL e UÇK-së nuk është e thirrur për të biseduar për pagat e veteranëve.

Berisha ka thënë se kjo kategori duhet të ketë pagë të dinjitetshme dhe të kenë të drejtë pune.

Krahas kësaj, Berisha ka kritikuar edhe mazhorancën, për të cilën thotë se po thirren në numrat që i kanë në Kuvend.

“Po i trajtojmë me pagën mesatare në vend dhe si pagë mesatare në vend e cila në bazë të një analize kap afro 320 deri në 330 euro, ta kenë pagë të tatimueshme sipas ligjit për tatimin në të ardhura. T’iu njihet e drejta për punë dhe të ardhurat nga puna që bëjnë ose realizimi profesional. Ka veteranë që tash janë doktorë shkence, të ardhurat e dyta nga puna që i lejohet me punu të tatimohen sipas ligjit për punë sekondare që shkon 50 për qind. Veterani përzgjedh se cilën pagë do ta bëjë primare dhe shteti i zbaton tatimet. Shteti merr taksën, veterani tërhiqet nga tregu i zi i punës dhe është i kënaqur, është dinjitoz sepse punon vetë për veten e tij, nuk i jepet një lëmoshë 170 euro”, tha Berisha.

“Ka zgjidhje ka alternativë, çështja është tek arroganca me të cilën duke u thirrë me numrat në parlament, arroganca me të cilën po sillet pozita dhe nuk provon fare me trajtu situatën përmes mekanizmit demokratik që është kompromisi me opozitën. Të gjithë ne këtu jemi në mbështetje dhe respektojmë dinjitetin e veteranëve. Por, jo në këtë formë siç po bën pozita e sotme”.

Ish-komandanti i Koshares ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve, e cila është duke u trajtuar nga Gjykata. Ai thotë se nuk ka veteranë mashtrues, por me të dhëna të pasakta.

“Çështja e listave është në gjykatë dhe gjykata duhet t’i trajtojë. Dëshmitarët në procesin gjyqësor për spastrimin e listave janë zinxhiri komandues. Unë prapë do të shkoj për ushtarët e mi do të jap dëshmi në gjykatë sepse nuk ka veteranë mashtrues, por ka veteranë me të dhëna të pasakta. Mashtruesit dihen, vijnë në ndesh me ligjin”, tha ai.

Ndërsa, takimin e thirrur për sot nga kryeministri Kurti, e vlerëson të gabuar, pasi thotë se krerët e OVL-së së UÇK-së nuk janë për të negociuar për paga për të siguruar ndonjë kushte më të mira për veteranët.

“Po, bëri mirë që krijoi hapësire, tolerancë me bisedu me veteranët. Por është taktikë e gabuar. Veteranët, përfaqësuesit e tyre, liderët që e udhëheqin, kryetari i veteranëve Klinaku nuk e ka as kredibilitetin as ligjshmërinë për të biseduar për të negociuar për çështje page. Ata janë atje për të administruar çështje që lidhen me veteranë në aspektin e dokumentacionit, vërtetimit, kartelës, ndonjë beneficion me mbledh ndonjë ndihmë, me siguru ndonjë protezë për këtë janë aty. Nuk janë ata aty për me negociua politikën e pagës”, tha ai./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë