Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e çmimit të rrymës, Molliqaj: Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?

22/03/2025 - 20:45
në Lajme
A A
Molliqaj: Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë – do ta kundërshtojmë një projekt të tillë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor.Molliqaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se KEDS merr prej Kosovës, pavarësisht nëse Kosova s’ka, ndërsa thekson se askush nuk e di se sa fiton KEDS.

Për rritjen e çmimit të energjisë, Molliqaj ka fajësuar KEDS dhe Qevrinë.

“Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?”, shkruan Molliqaj.

Reagimi i plotë:

Energjia elektrike është kusht themelor jete. Duke qenë kështu, një qeveri që mendon për njerëzit këtë duhet ta trajtojë si të drejtë, dhe jo si mall. Kjo është e mundur kur planifikon dhe investon për ta rritur prodhimin. Kjo është e mundur edhe kur mendon për njerëzit, më parë sesa për fitimet e kompanisë private.

Paralajmërimet vijnë, KEDS po kërkon rritje të çmimit të energjisë, edhe ZRrE duket e gatshme t’i përgjigjet. Prej vitit 2021, energja është shtrenjtuar 2 herë. Ndonëse jo në të njëjtën masë, secila shtresë shoqërore, por edhe secili biznes e ka vuajtur çmimin e energjisë.

Dikush i ka më të pakta produktet e shportës së ushqimit, dikush më të rrallë argëtimin, dikujt i është rritur kostoja e prodhimit. Ekziston veç një përjashtim: e pa ndikuar, si një ishull, si një zonë eksterritoriale, ka mbetur kompania KEDS. KEDS merr prej Kosovës pavarësisht nëse Kosova s’ka. Njëherë merr prej qytetarëve; kur atyre iu shtrëngohet rripi, fitimin ia kompenson Qeveria nga buxheti. Për informatën tuaj, KEDS nuk i bën publike fitimet, pavarësisht detyrimit ligjor. Askush nuk e din sa fiton KEDS-i. Kjo është pikë neuralgjike; siç duket, këtu duhet të përqendrohemi. I kemi në një vend dy probleme kyqe: KEDS e shkel ligjin kur nuk i tregon fitimet; fshehja na dërgon te arsyeja e fshehjes. Po flasim për shifrat milionëshe që nuk cënohen as kur të gjithë varfërohen.

Tashmë dihet se çmimi i energjisë shkakton efekt zinxhiror tek shumica e artikujve të konsumit ditor. Kjo, pjesërisht, vjen sepse energjia merr pjesë në kostot e prodhimit të tyre. Por edhe sepse ky ndikim është shndërruar në cliche popullore, dhe lajmi për rritjen e çmimit të energjisë bëhet mundësi spekulimi e lloj-lloj abuzimi tjetër. Tabela/grafiku i mëposhtëm tregon për ndërlidhjen që ka pasur më herët rritja e çmimit të energjisë tek artikujt e shportës ditore. Nëse ndërlidhja do të jetë përafërisht e njëjtë me rritjet e viteve të fundit, secili prej artikujve ushqimor do të rritet.

Kjo rritje nuk është fatkeqësi, i ka dy adresa: Qeveria dhe KEDS. KEDS duhet ta publikojë fitimin menjëherë. Qeveria të na tregojë pse po hesht, pse nuk po vepron karshi oligarkëve?

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë