Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spahiu me kritika për Osmanin: U tregua jo patriote dhe egoiste, kontaktet i shfrytëzoj për njohje personale dhe jo për Kosovën

23/03/2025 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
Spahiu me kritika për Osmanin: U tregua jo patriote dhe egoiste, kontaktet i shfrytëzoj për njohje personale dhe jo për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Spahiu, thotë se Osmani ka pasur kontakte të shumëta gjë që sipas tij ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishtën, tha ai për FrontOnline.

‘’Nuk ishte e pritshme që Osmani të ishte neutrale sepse vinte nga një forcë politike, mirë po edhe partia e saj e ka braktisur. Në aspektin e marrëdhënieve ka pasur kontakte të shumta gjë që ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishten, ka mundur të ketë kontakte, por këto kontakte nuk sollën ndonjë fryt për Kosovën.’’ thotë ai.

Spahiu, potencon se e para e shtetit kontaktet e saja me ndërkombëtar i ka shfrytëzuar për njohje personale dhe jo për dobi të Kosovës.

‘’Ajo këto kontakte i ka shfrytëzuar më shumë për njohje personale por jo për dobi të Kosovës’’ deklaron ai.

Madje, për analistin Spahiu, Osamani del të jetë edhe jo patriote, për faktin se e para e vendit i referohet Kosovës kur flet në gjuhën angleze si ‘’Kosovo’’ dhe jo ‘’Kosova’’.

‘’Thjeshtë Osmani jo-patriotizmin e saj e ka treguar në shumë raste dhe në rastin kur Kosovës i referohet si ”Kosovo” kur flet anglisht ndryshe nga Kurti dhe Gërvalla që i referohen me ”Kosova” dhe jo ”Kosovo” derisa Osmani thotë ”Kosovo”, potencon ai.

Sipas analistit Spahiu, Presidentja Osmani, dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve, por nuk i ka sjellur dobi Kosovës.

‘’Ajo dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve dhe kaq, por nuk i ka sjellur ndonjë dobi Kosovës. Gjatë luftës Rusi-Ukrainë e ka tepruar me retorikë anti-ruse, anti-Putin, ndërkohë ka mjftuar të thotë që Kosova e dënon agresionin rus në Ukrainë, kur tash po e shohim se si Trump po merret vesh me Putinin dhe Rusinë. Ajo në misionin e saj më tepër ka dashur të ekspozohet si një person dhe të tregoj egoizëm, por nuk i është bërë vonë për interesat e Kosovës.’’përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë