
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në fshatin Vranidoll në Prishtinë.
Atje, pas një aksidenti, një shofere e ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Vranidoll, Prishtinë / 23.03.2025 – 19:45. Gjatë një aksident trafiku është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta duke i penguar në kryerje të detyrës si dhe e ka kryer veprën e lartcekur ndaj zyrtares policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.











