Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do ta adresojnë bisedimet për koalicion çështjen e Presidentit – cilat janë shanset e Vjosa Osmanit për mandat të dytë?

25/03/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Incidenti me presidenten Osmani në aeroport, del raporti zyrtar në Maqedoninë e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pa deklaruar synimet e saj të ardhshme, Vjosa Osmani po hyn në vitin e fundit të mandatit të saj si presidente, ndërsa thotë se do ta presë fillimin e vitit të ardhshëm për ta marrë një vendim. “Nuk më heqin qafe” pati thënë ajo vitin e kaluar, kur ishte pyetur në një intervistë se a do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas prillit të vitit 2026. Por, zgjidhja për postin e të parit të shtetit vjen në tryezë pasi partitë ta kalojnë sfidën e formimit të Qeverisë. Përgjigjen do të mund ta jepte një koalicion i madh, në të kundërtën, mungesa e një marrëveshjeje politike edhe për këtë, do të mund ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Vjosa Osmani u bë njeriu më i votuar në historinë e vendit kur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 i mori 300 mijë e 756 vota. Popullariteti i madh e çoi atë në një përgjegjësi shumë të lartë shtetërore dhe padyshim përgjegjësinë më të madhe në karrierën e saj politike; u bë presidente, në saje të një bashkëpunimi me Albin Kurtin, i cili mori drejtimin e Qeverisë së re.

Jo më shumë se rreth një vit sa i ka mbetur Osmanit nga fundi i mandatit të saj si presidente, ajo e sheh veten shumë më larg Kurtit nga sa ishte katër vjet më parë, dhe jo vetëm për shkak të rolit të saj kushtetues. Viti i fundit i mandatit të Qeverisë duket sikur shënoi fundin e marrëdhënieve të mira ndërmjet tyre, gjë të cilën presidentja nuk e ka fshehur.

Tani, të ardhmen e saj politike pas mandatit pesëvjeçar si presidente, ajo tha se do ta shqyrtojë “në fillim të vitit të ardhshëm”. Vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër tha se do ta marrë duke pasur parasysh “vetëm e vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”.

“Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm e vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulimet se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe, ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuojë do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, tha ajo të premtën para gazetarëve.

“Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika. Nuk varem as tash. Do t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës për aq kohë sa ata dëshirojnë që unë t’u shërbejë atyre”, tha Osmani.

“Me Presidenten Vjosa Osmanin” është një faqe një Facebook që duket se është aktivizuar më shumë kohët e fundit, si për ta bërë të qartë mbështetjen që ajo vazhdon ta ketë në vend.

Ndonëse nuk e di nëse do të kandidojë sërish për presidente, Vjosa Osmani në shtator të vitit të kaluar shprehej e sigurt se do të mbetet e fuqishme në politikë edhe pas 7 prillit të vitit 2026.

Fitorja bindëse prej 50.28% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, që në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e heqin nga goja as tash, Osmani theksonte se ishte “rezultat i përbashkët”.

“Kur patëm kandidu ndaras, unë i pata marrë diku 200 mijë vota, 225 mijë, por kur u bashkuam pastaj i bëmë 440 mijë vota. Pra, ajo çka po them unë është që ajo ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët. Rrjedhimisht edhe ne të dy kemi qenë në krye të fushatës, kandidatë për president dhe kryeministër. Pra, e kemi përkrahë njëri-tjetrin. Sepse kur po përkthehet ‘jo ty të ka përkrahë Vetëvendosja’.. po kadale se reciproke ka qenë kjo gjë. Reciproke ka qenë kjo gjë”, shprehej Osmani.

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, pati thënë ajo, menjëherë pasi ishte pyetur se a do të vazhdojë të jetë në politikë edhe pasi t’i përfundojë mandati si presidente.

Osmani thoshte se ishte “shumë herët” që t’i deklaronte synimet e saj, apo të fliste se, siç thoshte, “si do të rrjedhë lumi i politikës”.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, nxorën rezultate që parashohin pazare, që mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit.

Partnerit të dikurshëm të Osmanit, Kurtit, do t’i nevojiten bisedime për ta gjetur një partner koalicioni nga ana e opozitarëve pas certifikimit të rezultateve, dhe ai është i vetëdijshëm për këtë.

Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë takuar me njëri-tjetrin pas zgjedhjeve të fundit. Me rezultatet përfundimtare në tryezë, ata duket se po e shqyrtojnë mundësinë e formimit të Qeverisë së re pa LVV-në, me të cilën të tri këto parti e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit. Kështu, përtej partnerëve të vegjël brenda, LVV-ja nuk sheh mundësi tjetër përveç Nismës së kthyer në Kuvend, e cila ende nuk është pozicionuar qartë se me kë (s’)do koalicion.

Do të nevojitej një koalicion i madh për ta zgjidhur çështjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Në të kundërtën, mungesa e një marrëveshjeje politike edhe për këtë, do të mund ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Duhen dy të tretat e votave në Kuvend për t’u zgjidhur presidenti. Në rast se kandidati nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë mund të zgjidhet me votat e shumicës së thjeshtë (61), por gjithsesi, 80 deputetë duhet të jenë në sallë. Dështimi i zgjedhjes së një presidenti edhe në tentativën e tretë, do të thotë se Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Para dy javësh, Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti një mbledhje për rreth 5 orë, pas së cilës duket se i betonoi pozicionet se kjo parti nuk bën koalicion qeverisës me LVV-në dhe nuk hyn në koalicion me asnjë parti tjetër pa pozitën e kryeministrit dhe pa një “mandat të plotë” qeverisës – pra, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit.

“LDK nuk synon dhe nuk do të punojë për një Qeveri afatshkurtër, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të Presidentit, që përcakton dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovës, LDK-ja nuk beson se do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare”, deklaronte më pas kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media të mbajtur atë natë.

Dhe ndërsa Abdixhiku dha këto qëndrime, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti do ta presë radhën, pasi LVV-ja të përpiqej ta formonte Qeverinë.

Çështja e Presidentit, ai ka thënë nuk duhet të “parashikohet”.

“Nëse ne e vendosim drejt interesin e vendit para interesit të partive politike, vendi do të ketë Qeveri”, ka thënë Hamza atë natë në Rubikon në Klan Kosova. Partitë garuan në zgjedhje “për të marrë përgjegjësi”, dhe sipas tij, partitë duhet t’u qëndrojnë këtyre përgjegjësive.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë

26/12/2025 - 10:45
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Lajme

Dedaj: Kurti pë ta shpëtuar pushtetin popullist e pranon edhe Asociacionin

26/12/2025 - 10:31
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike

26/12/2025 - 10:13
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Lajme

LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Rinisë nga ora 18:00

26/12/2025 - 09:34
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Kryesore

KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës

26/12/2025 - 09:17
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
Lajme

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës

26/12/2025 - 08:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë