Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asamblisti i VV në Vushtrri: Është “sekret i hapur” për vendet ku shiten narkotikët, momenti i fundit që policia dhe prokuroria të veprojë

25/03/2025 - 21:34
në Kryesore, Lajme
A A
Asamblisti i VV në Vushtrri: Është “sekret i hapur” për vendet ku shiten narkotikët, momenti i fundit që policia dhe prokuroria të veprojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asamblisti i Vetëvendosjes në Vushtrri, Mek Selaci, përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin për dukurinë e shitjes së narkotikëve dhe vendet ku kryhen vepra tjera kriminale, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ka thënë se në Vushtrri është një “sekret i hapur” se në cilat pjesë, lagje, lokale dhe skute shiten narkotikët dhe kryhen vepra të tjera kriminale.

Sipas tij është momenti i fundit që policia, e sidomos prokuroria, të merret seriozisht me këto dukuri që tashmë janë bërë një kërcënim i madh për qytetarët dhe, veçanërisht, për të rinjtë.

Postimi i plotë:

A flasim kur thonë: “Kah del shpirti”?

Në Vushtrri është një “sekret i hapur” se në cilat pjesë, lagje, lokale dhe skute shiten narkotikët dhe kryhen vepra të tjera kriminale.

Çfarë është ndërmarrë deri tani?
Asgjë!

Në Vushtrri janë të njohur me emër dhe mbiemër të rinjtë e çdo gjenerate që:

• Merren me shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

• Merren me vepra kriminale si kërcënime, haraç dhe veprime të tjera të jashtëligjshme.

• Merren me vjedhje.

• Merren me lojëra fati.

• Merren me “menaxhimin” e prostitutave (valltareve).

Çfarë ndodh?
Në 99% të rasteve, edhe nëse ndodhin arrestime, ata lirohen pas pak orësh për të vazhduar karrierën e tyre kriminale deri në arrestimin-lirimin e radhës.

Është momenti i fundit që policia, e sidomos prokuroria, të merret seriozisht me këto dukuri që tashmë janë bërë një kërcënim i madh për qytetarët dhe, veçanërisht, për të rinjtë tanë.

Nëse nuk do të ketë hapa dhe veprime konkrete, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të organizohemi në një “Mbrojtje Qytetare” dhe të fillojmë të mbrohemi vetë, duke luftuar me çdo mjet këta kriminelë.

Mos heshtni, mjaftë më!

Sinqerisht e me mllef,
Mek Selaci

JU REKOMANDOJMË

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
Lajme

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës

26/12/2025 - 08:57
Demi demanton Qeverinë Kurti: Varfëria në Kosovë është në rritje
Lajme

Demi demanton Qeverinë Kurti: Varfëria në Kosovë është në rritje

26/12/2025 - 08:42
DW: Një vit i humbur për Kosovën, a do t’i japin zgjedhjet fund bllokadës politike?
Kryesore

DW: Një vit i humbur për Kosovën, a do t’i japin zgjedhjet fund bllokadës politike?

26/12/2025 - 08:28
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve
Kryesore

Abdixhiku: Qeveria Kurti 2 ishte “show” si Big Brother, jo qeverisje

26/12/2025 - 08:18
Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Kryesore

Kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26/12/2025 - 08:03
Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut
Lajme

Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

26/12/2025 - 00:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë