Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur

26/03/2025 - 13:48
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, para familjarëve të masakruarve 26 vjet më parë në Krushë të Madhe, u betua se nuk do të ndalen asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë e krimet mizore të Serbisë të marrin dënimin e merituar.

E para e vendit tha se kur në një fshat vriten kaq shumë njerëz të pafajshëm e derdhet kaq shumë gjak, ai nuk është vetëm një vend në hartë, por është një dëshmi e përjetshme.

“Sot qëndrojmë në Krushë të Madhe aty ku dhembja është gdhendur në çdo gur, në çdo prag shtëpie, në çdo zemër që rreh për drejtësi. Para 26 vitesh ky fshat u goditë nga një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë. 241 burra e djem u masakruan mes tyre 7 fëmijë e 5 gra përfshirë edhe një grua shtatzënë” , tha gjatë fjalimit presidentja.

Edhe pas 26 vitesh kur ende 64 persona figurojnë të zhdukur, e para e shtetit tha se është një krim i shumëfishtë i Serbisë gjenocidale sepse familjet e tyre jetojnë çdo ditë me dhimbjen, me mallin e një pritjeje që nuk merr fund asnjëherë.

“E në këtë radhë të gjatë të dhimbjes qëndron edhe një emër i madh i kombit tonë, një mendje ndritur, një figurë e paharruar, Ukshin Hoti. Prej më shumë se dy dekadash edhe fati i tij, sikurse i të gjithë banorëve të Krushës që sot janë të zhdukur me dhunë, mbetet i pazbardhur”, tha ajo, para familjarëve në këtë ditë përkujtuese.

E para e shtetit tha se një intelektual, një patriot, një zë i guximshëm i kombit u mor me dhunë nga regjimi kriminal serb, ndaj prej atëherë nuk dihet më asgjë për të, përveçse atë e mori Serbia.

“Ky mister nuk është vetëm një padrejtësi ndaj Ukshin Hotit e familjes së tij, por një plagë në ndërgjegjen e njerëzimit. Sepse pyetja, ‘ku është Ukshin Hoti?”, ende kërkon përgjigje, siç kërkojnë përgjigje edhe rreth 1600 të zhdukur me dhunë”.

Osmani tha se masakra e Krushës së Madhe nuk është vetëm një krim i tmerrshëm i para 26 vitesh, por është e përditshmja, është e sotshmja.

“Sepse dhimbja vazhdon edhe sot, njësoj si para 26 vitesh. Ajo është një betejë e hapur për drejtësi, prandaj nuk mund të lejojmë që gjaku i atyre të mbetet pa zë, e sakrifica e tyre të harrohet. Ne nuk duhet të heshtim, nuk duhet të ndalemi, nuk duhet të lejojmë që drejtësia të vonohet pafundësisht, sepse drejtësia për Krushën e Madhe, është drejtësi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë, për heronjtë e UÇK-së dhe për martirët e lirisë. Sot para kujtimit të martirëve tanë, para dhembjes së familjeve të tyre, para kësaj toke të shenjtë, ne bëjmë betim. Nuk do të ndalemi asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë. Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga ana e Serbisë të marrin përgjigjen e duhur. Nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e Krushës së Madhe”, tha presidentja./rtk

JU REKOMANDOJMË

Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë
12/04/2026 - 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 48 vjeçare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Brigada 133 dëshmi e rrugës së pakthyeshme drejt lirisë

Haradinaj: Ministria e Bujqësisë me dashje bëri padrejtësi ndaj operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta, e drejta mbrohet me ligj
12/04/2026 - 16:44

Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një ndër shtyllat kryesore të luftës për liri. Ai theksoi...

Më shumëDetails

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit
12/04/2026 - 16:22

Pavarësisht largimit nga Islamabad pa një marrëveshje, zhvillimet e fundit sugjerojnë se komunikimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mos jenë ndërprerë plotësisht, raporton BBC. Zëvendëspresidenti...

Më shumëDetails

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
12/04/2026 - 15:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur se Marina Amerikane do të bllokojë çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit,...

Më shumëDetails

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut: Mbesin udhërrëfyes për brezat që vijnë

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut: Mbesin udhërrëfyes për brezat që vijnë
12/04/2026 - 15:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e Komunës së Istogut me rastin e Ditës së Dëshmorëve të këtij qyteti. Në njoftim, OVL-UÇK ka theksuar...

Më shumëDetails

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë
12/04/2026 - 14:51

Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë