Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ia hodhën rëndë rusët, Kurti me një ‘lëvizje’ shpërqendruese: Përjashton Gërvallën nga njohja prej Kenisë

26/03/2025 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Ia hodhën rëndë rusët, Kurti me një ‘lëvizje’ shpërqendruese: Përjashton Gërvallën nga njohja prej Kenisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për së paku dhjetë minutë (nëse s’del më shumë) Albin Kurti u bë objekt talljeje i dy rusëve – të cilët ia mbushën mendjen se janë Presidenti i Letonisë: Edgars Rinkēvičs.

Për asnjë moment nuk dyshoi e s’u ndal të flet çkamos – deri në përgojim të opozitës kosovare për ‘luftë hibride’ si Serbia dhe Rusia, e deri te pse ShBA-ja kishte armatosur talibanët në vitet e tetëdhjeta për të përzënë ushtarakisht Bashkimin Sovjetik e tash jo njësoj me Ukrainën, e deri te “Richard Grenell është gay”.

Qeveria e Kosovës e quajti “për keqardhje” pse ndodhi dhe provuan të arsyetohen se “jo të gjitha bisedat mund të verifikoheshin” referuar thirrjeve uruese për zgjedhjet e 9 shkurtit – thirrja pretendojnë të ketë qenë e 11 shkurtit – kur dihet që Kurtin e kishin uruar deri atëherë vetëm Internacionalja Socialiste dhe Sali Berisha.

Dy rusët – me aftësi bindëse, impersonim personaliteti dhe theksi, me depërtim ndaj çfarëdo kontrolli verifikues të Zyrës së Kryeministrit që ka mbi 30 këshilltarë – e luajtën Kurtin me lloj-lloj pyetjesh ndaj të cilave ky e hapi zemrën gjerësisht të përgjigjej.

Kur krejt kjo e mbushi rrjetin me gjithfarë talljesh dhe reagimesh – Kurti bëri një lëvizje, në lexim, si provim për të shpërqendruar debatin.

Dhjetë minutë pasi zëvendësja e vet Donika Gërvalla ia dha meritat vetes për njohjen e parë pas pesë vitesh të shtetësisë së Kosovës, nga Kenia, Kurti e përjashtoi nga çfarëdo angazhimi.

Në shkrimin e tij ai falënderoi: Behxhet Pacollin dhe Vjosa Osmanin.

“Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, shkroi Kurti.

Por, ja çfarë shkroi Gërvalla, dhjetë minutë para Kurtit.

“Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”, shkroi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu as s’e ka në asnjë fjali Gërvallën apo Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Çfarë i ndodhi Kurtit?

Dy komedianë rusë e mashtruan Albin Kurtin: e lanë dhjetë minutë të flasë për çka-mos duke paramenduar se po flet me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs – i cili para gjashtë ditësh ishte në Kosovë.

Aftësitë e tyre imituese, të folurit e tyre bindës, shfrytëzimi i momentit nga vizita e presidentit letonez me ç’rast e impersonuan – e bënë Kurtin t’i qëndrojë grepit pa e dyshuar as edhe një fije e moment.

Të falënderoj për fitoren, për fitoren tënde më të madhe.
Me këto fjali nisin dy tallësit e famshëm rus “Vovan & Lexus” në bisedën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me ta çelet tejmase në komentime e vlerësime edhe për Richard Grenell-it, duke marrë shprehje fytyre dhe zëri përbuzëse: si “është homoseksual i hapur”.

Tallësit s’e lënë të kalojë pa i shkaktuar një siklet të madh: “po edhe unë jam gej i hapur”.

“Ah, nuk e dita”, ia kthen Kurti.

Qe fillim çka foli Kurti në grepin e mashtrimti të dy rusëve të famshëm.

Foli për “luftë hibride” ndaj qeverisë së tij nga Serbia dhe Rusia por edhe “flirtimin e opozitës (me luftën hibride)

“Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove.

Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride. Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stafcion”, tha ai.

Doli te Grenell-i, tha se ia ka rrëzuar qeverinë para katër vitesh – gjestet dhe gjuha trupore në të folur, e tradhtonin një përpuzje ndaj diplomatit amerikan.

Duke folur për rolin e tij në Kennedy Institute, dhe atë që do të ndalohen “drag show” – nxori krahasim sipas tij kontradiktor kur dihet që Grenell “është vetë gej”.

“Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.

Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të parë, nuk është në rregull të marrës çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral. Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së…Ai është homoseksual vetë”, tha Kurti.

Këtu nis sikleti…

Rusët: Ju e dini që edhe unë jam gej…

Kurti: Jo nuk e paskam ditur.

Rusët: Jam gej i hapur.

Si ia bëjnë prenskterët rusë të mashtrojnë figura të larta?

Vovan dhe Lexus shpesh arrijnë të kontaktojnë duke u shtirur si zyrtarë të tjerë të lartë ose figura publike, duke përdorur skenarë bindës dhe kërkime të detajuara për t’i bërë thirrjet e tyre të duken legjitime, sipas “The Indepedent”.

Ata ndonjëherë shfrytëzojnë boshllëqet në proceset e verifikimit, veçanërisht gjatë situatave të ngarkuara ose me presion të lartë, për të anashkaluar masat e sigurisë. Aftësia e tyre për të imituar thekse dhe sjellje shton besueshmërinë e shakasë së tyre.

Është një përzierje e guximit dhe aftësisë, por ngre shqetësime serioze për protokollet e sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë
12/04/2026 - 14:51

Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth...

Më shumëDetails

Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)
12/04/2026 - 14:33

Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset që vendosin kamera mbetet një problem shqetësues. Shpesh, sistemet e vëzhgimit instalohen pa respektuar kriteret ligjore dhe...

Më shumëDetails

Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
12/04/2026 - 14:21

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë...

Më shumëDetails

Gazetarët i drejtohen BE-së dhe ShBA-së për “drejtësinë selektive” të Gjykatës Speciale

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
12/04/2026 - 13:47

Një grup gazetarësh nga Kosova dhe Shqipëria i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim publik. Në këtë letër, ata...

Më shumëDetails

Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në këtë ngjarje
12/04/2026 - 13:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke rikujtuar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Përmes...

Më shumëDetails

BBC: Trump përballë zgjedhjes së vështirë pas dështimit të bisedimeve, të rris presionin apo negociojë

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
12/04/2026 - 12:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballet me një zgjedhje të vështirë mes përshkallëzimit të presionit ndaj Iranit dhe vazhdimit të negociatave, pasi një raund i rëndësishëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Denoncimi nga një grua çon në pranga policin në Mitrovicë – zbulohet identiteti i zyrtarit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë