Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e Kurtit hap tender për bileta avioni, vlera 350 mijë euro

27/03/2025 - 10:16
në Kryesore, Lajme
A A
Pas njohjes, Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias: Pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e kryeministrit e udhëhequr nga Albin Kurti, para pak ditësh ka hapur tender për bileta të aeroplanit, që parashikohet t’i kushtojë 350 mijë euro.

Ky tender është hap në përfundim të mandatit katërvjeçar të udhëhequr nga Kurti.

Zyra e kryeministrit, më 13 mars ka hapur tender për “Shërbime të transportit ajror”. Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 350 mijë euro.

Deri në prill ka kohë për pjesëmarrje në tender.

“Shërbime të transportit ajror – bileta aeroplani. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 36.

Vlera e parashikuar e kontratës: 350,000.00. do të blihen 700 bileta. Afati i fundit për pranim të tenderëve/ aplikacioneve: data 07.04.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ndërkaq thuhet se kjo blerje po bëhet me afat të përshpejtuar.

“Arsyeja e shkurtimit të afatit është që të arrihet sa më shpejt deri te sigurimi i shërbimeve të transportit ajror në harmoni me kërkesat dhe nevojat e ZKM-së”.

Zyra e kryeministrit ka treguar se “qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë furnizimin me aviobileta nga operatori ekonomik”.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontratë kornizë me një operator ekonomik (OE) të kualifikuar i cili do të ofronte shërbimet e rezervimit dhe lëshimit të aviobiletave për udhëtimet zyrtare që do të autorizohen nga ZKM-ja.

Gjatë periudhës 3-vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 700 copë në destinacione të ndryshme të botës. Kontrata konsiderohet e realizuar në bazë te sasive të biletave dhe jo vlerës”.

Në dosjen e tenderit janë treguar edhe disa kritere për kompaninë fituese, e cila duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbime në 24 orë.

Po ashtu edhe telefonat kompania fituese duhet t’i ketë gjatë tërë kohës të hapur.

“Ofruesi i shërbimeve – duhet të përgjigjët brenda orës (60 min ). nga momenti i kërkesës nga ana e autoritetit kontraktues për biletat në formë elektronike.

OE-ja duhet të caktojë person specifik, i cili do të jetë pikë kontakti për ZKM-në dhe në dispozicion 24 orë për kërkesat e kabinetit. Personi që caktohet duhet ta ketë numrin direkt ku mund të kontaktohet në çfardo kohe.

Në rast se thirrja nuk realizohet (nuk ka përgjigje nga agjencioni gjatë thirrjes), thirrja nga agjencioni duhet të kthehet brenda 15-30 minutave. Ky person duhet të jetë person ndryshe nga personi/kontakti emergjent të cilën duhet ta kemi po ashtu te përcaktuar nga agjencioni.

Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje për të garantuar shërbime 365 ditë në vit, 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë dhe duke ofruar emrat e personave të kontaktit, emailat dhe numrin e telefonit kjo do të jetë si kusht pas nënshkrimit të kontratës (kjo është një kërkesë e detyrueshme)”.

JU REKOMANDOJMË

Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë
12/04/2026 - 11:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku dyshohet se një 48 vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli”....

Më shumëDetails

Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga lartësia

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
12/04/2026 - 10:47

Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, konkretisht prapa marketit “Kiper”. Viktima sipas burimeve të “Jepi zë”...

Më shumëDetails

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut
12/04/2026 - 10:41

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes se djeshme në...

Më shumëDetails

MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
12/04/2026 - 10:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit, nafta do...

Më shumëDetails

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren

Arrestohet personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren
12/04/2026 - 10:00

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e kishte sjellë mjetin...

Më shumëDetails

Këta janë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania

Këta janë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania
12/04/2026 - 09:46

Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë katër finalistët që do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e madhe të 18 prillit. 4 finalistët shijuan spektaklin me fishekzjarre në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë