Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I vjen dita Besnik Bislimit, nga sot në karrigen e Kryeministrit – shefi i tij, Kurti, e ka obligim ligjor dorëheqjen

27/03/2025 - 16:17
në Kryesore, Lajme
A A
I vjen dita Besnik Bislimit, nga sot në karrigen e Kryeministrit – shefi i tij, Kurti, e ka obligim ligjor dorëheqjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Besnik Bislimi do ta ketë pritur këtë ditë. Ai e ka në duar udhëheqjen e vendit – të paktën de jure – për një periudhë që nuk dihet se sa do të zgjasë. Zëvendësi i Albin Kurtit do ta shohë (nëse nuk e ka parë tashmë) dorëheqjen e shefit të tij dhe të kolegëve qeveritarë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i certifikojë sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas rendit të ditës së një mbledhieje që KQZ-ja e ka bërë publik.

Anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministrat – përveç Liburn Aliut të Infrastrukturës – do të duhej të jepnin dorëheqje dje. Kryeministri Albin Kurti gjithashtu. Nuk dihet ende nëse e kanë bërë këtë formalisht.

Këtë procedurë e parasheh ligji për Qeverinë.

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë pika e parë e nenit 26 të këtij ligji, në pjesën që përcakton papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi do të jetë formalisht ushtrues detyre i kryeministrit derisa të zgjidhet Qeveria e re.

53-vjeçari nga Bukoviku i Gjilanit, i cili vetëm pasi përjetoi emërimin në pozitën më të lartë në karrierën e tij politike bëri emër në mes të figurave të LVV-së në masë, do t’i marrë kështu, të paktën formalisht, frerët e udhëheqjes së vendit për një kohë të pacaktuar, me procesin e sivjetmë paszgjedhor që është vështirë i parashikueshëm.

Qeveria, kështu, bëhet Qeveri në Detyrë, siç edhe thotë pika e pestë e nenit 95 të Kushtetutës: “Në rast të dorëheqjes së Kryeministrit, qeveria në detyrë vazhdon të kryejë funksionet deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Në Qeverinë Kurti 2, zyrtarit të LVV-së që merret specifikisht me organizimin e partisë për zgjedhjet – në të cilat zakonisht nuk merr pjesë vetë – i është besuar edhe një nga çështjet më të rëndësishme – dialogu me Serbinë.

Gjykata Supreme të mërkurën i hapi rrugë certifikimit të rezultateve përfudimtare të zgjedhjeve, kur i refuzoi si të pabazuara ankesat që kishin shkuar lidhur me rezultatet përfundimtare.

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim vuri në dukje të mërkurën me këtë rast se “kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre”.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk i ka pranuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve, duke kërkuar anulimin e disa votave e rivotim me postë për shkak të disa parregullsive që pretendon se kanë ndodhur. Partia e Kurtit ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese, megjithëse, ankesat e tilla “as nuk e ndikojnë, as nuk e vonojnë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve”, sipas Cakollit.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave, sipas rezultateve përfundimtare dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma).

Me rezultatet përfundimtare të cilat imponojnë bisedime jo të lehta për formimin e Qeverisë së re, partitë opozitare po e presin certifikimin e rezultateve, duke konfirmuar në çdo rast se nuk do të bëjnë koalicion qeverisës me LVV-në. Përjashtim këtu bën Nisma e Fatmir Limajt, pozicioni i së cilës mbetet më i paqartë.

Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, në një seancë e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”, sipas Kushtetutës.

Presidentja Vjosa Osmani “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen (66) të Kushtetutës. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”.

JU REKOMANDOJMË

Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë
12/04/2026 - 11:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku dyshohet se një 48 vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli”....

Më shumëDetails

Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga lartësia

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
12/04/2026 - 10:47

Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, konkretisht prapa marketit “Kiper”. Viktima sipas burimeve të “Jepi zë”...

Më shumëDetails

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut
12/04/2026 - 10:41

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes se djeshme në...

Më shumëDetails

MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
12/04/2026 - 10:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit, nafta do...

Më shumëDetails

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren

Arrestohet personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren
12/04/2026 - 10:00

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e kishte sjellë mjetin...

Më shumëDetails

Këta janë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania

Këta janë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania
12/04/2026 - 09:46

Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë katër finalistët që do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e madhe të 18 prillit. 4 finalistët shijuan spektaklin me fishekzjarre në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë