Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca pas certifikimit të rezultateve: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues

27/03/2025 - 19:03
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca pas certifikimit të rezultateve: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, është deklaruar për Telegrafin.

“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, ka thënë Kupina.

Mbledhja konstituive e Kuvendit konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota. Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi do të ngrijë në vend.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Grabitje pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë – Prokurori ndërhyn dhe e pengon të dyshuarin të arratiset
12/04/2026 - 09:25

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa po udhëtonin me veturë....

Më shumëDetails

Zbulohet kontrabandë druri në kufi me Serbinë, dy persona arratisen

Tragjike: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari vdes pasi preu këmbën me sharrë
12/04/2026 - 09:10

Një rast i dyshuar i kontrabandës me dru dhe manipulimit të automjeteve është zbuluar në fshatin Svircë të Kamenicës dje, rreth orës 20:20. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë...

Më shumëDetails

Çka thuhet në raportin e policisë për rrahjen në të cilin u përfshi Buta?

“Buta u arratis nga vendi i ngjarjes, pastaj e telefonoi Policinë…”, detaje nga përleshja në Ferizaj ku u përdor edhe arma
12/04/2026 - 08:58

Reperi i njohur kosovar, Buta është përfshirë në një përleshje fizike e cila është shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj. Në lidhje me rastin,...

Më shumëDetails

Trump thotë se për të “s’përbën asnjë dallim’’ nëse arrihet ose jo marrëveshje me Iranin: Çfarëdo që ndodh, ne fitojmë

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
12/04/2026 - 08:42

Presidenti Donald Trump u ka thënë sot gazetarëve se për të nuk ka asnjë rëndësi nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Iranin, ndërsa SHBA-ja dhe Irani po...

Më shumëDetails

Ndërron jetë në QKUK një 22 vjeçar

Policia deklarohet për përleshjen mes dy kirurgëve në QKUK
12/04/2026 - 08:26

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima është...

Më shumëDetails

Nuk u arrit marrëveshje SHBA-Iran në Pakistan, çka tha Vance në konferencë për media

Nuk u arrit marrëveshje SHBA-Iran në Pakistan, çka tha Vance në konferencë për media
12/04/2026 - 08:15

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sapo është larguar nga Pakistani, pasi diskutimet e gjata dhe me rrezik të lartë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje paqeje që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë