Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova e vitit 2025, po bëhet vend ku jetesa cilësohet si luks.
Çitaku ka kritikuar për rritjen e madhe të çmimeve dhe në kohën e këtij realiteti, sipas saj, në krye është qeveria e izoluar nga realiteti.
“Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.
“Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
““Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri. Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur”.













