Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas raportimit të Veriu.info reagon Sindikata e Policisë pasi policët nuk u paguan për orët shtesë dhe ndërrimet e natës

28/03/2025 - 22:12
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Dalin pagat e sektorit publik, shteti nuk ua paguan orët shtesë policëve që shërbejnë në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info raportoi sonte ekskluzivisht se policët e Kosovës që shërbejnë në veri të vendit nuk janë paguar për orët shtesë, për dallim nga muajt e kaluar kur janë paguar për orët shtesë dhe ndërrimet e natës.

Pas raportimit të Veriu.info për këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sindikata ka shprehur shqetësimin për mospagesën e orëve shtesë dhe ndërrimeve të natës.

Pas kësaj situate sindikata ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë.

“Sindikata e Policisë e Kosovës do të ndjekë këtë çështje nga afër dhe nuk do të hesht derisa të realizohet pagesa e plotë e të gjitha kompensimeve të papaguara. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e zyrtarëve policorë dhe të kërkojmë zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për këtë çështje.” – thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Komunikata e plotë:

Reagim për Media

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë.

Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme. Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje.

Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë. Kjo është e nevojshme për të ruajtur motivimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.

Sindikata e Policisë e Kosovës do të ndjekë këtë çështje nga afër dhe nuk do të hesht derisa të realizohet pagesa e plotë e të gjitha kompensimeve të papaguara. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e zyrtarëve policorë dhe të kërkojmë zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për këtë çështje.

Sindikata e Policisë së Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Kremlini thotë se Putini është informuar mbi propozimet e SHBA-së për planin e paqes në Ukrainë
Lajme

Kremlini thotë se Putini është informuar mbi propozimet e SHBA-së për planin e paqes në Ukrainë

24/12/2025 - 13:34
MMPHI-ja ndan afro 70 mijë euro për goma të verës e të dimrit (Dokument)
Kryesore

MMPHI-ja ndan afro 70 mijë euro për goma të verës e të dimrit (Dokument)

24/12/2025 - 13:04
Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
Lajme

Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu – normalizimi i marrëdhënieve duhet të ndodhë

24/12/2025 - 12:56
Rasti i madh i përgjimeve në Sky ECC| Detaje ekskluzive për pronat e bllokuara të të dyshuarve
Lajme

Rasti i madh i përgjimeve në Sky ECC| Detaje ekskluzive për pronat e bllokuara të të dyshuarve

24/12/2025 - 12:47
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, komandanti i FSK-së e pret shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Kryesore

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, komandanti i FSK-së e pret shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

24/12/2025 - 12:23
104-shi i LDK-së, Roni Kosmann, merr mbështetje të fuqishme në Mitrovicë
Lajme

104-shi i LDK-së, Roni Kosmann, merr mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

24/12/2025 - 12:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë