Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e sulmon, VV-ja i beson: Partia në pushtet pret drejtësi nga Gjykata Kushtetuese për votat me postë

29/03/2025 - 13:44
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kurti e sulmon, VV-ja i beson: Partia në pushtet pret drejtësi nga Gjykata Kushtetuese për votat me postë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurti e sulmon, VV-ja i beson: Partia në pushtet pret drejtësi nga Gjykata Kushtetuese për votat me postë

Lëvizja Vetëvendosje kurrsesi nuk po pajtohet me rezultatin përfundimtar të zgjedhje të 9 shkurtit, i cili është certifikuar këtë javë.

Ndonëse PZAP-ja dhe Gjykata Supreme ia kanë rrëzuar ankesën për anulimin e rezultatit të votave me postë të diasporës, partia në pushtet ka vazhduar ankesat për të kontestuar këtë rezultat.

Madje, ankesën e fundit e ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është prej gjykatave më të atakuara nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij.

Pavarësisht sulmeve brutale që i janë bërë kësaj gjykate nga njerëzit e pushtetit në fushatë zgjedhore dhe para saj, VV-ja pret drejtësi nga Kushtetuesja.

Partia në pushtet ka treguar përmbajtjen e ankesës së saj në Kushtetuese.

Sipas VV-së, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimit të vullnetit të qytetarëve

“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes. Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”, është thënë në ankesën e VV-së, duke treguar se cka është më urgjente në këtë proces.

“Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka vlerësuar VV-ja.

Partia në pushtet të njëjtën vlerësim kishte pasur edhe për PZAP-në dhe Gjykatën Supreme.

Por, pasi këto instanca gjyqësore ia rrëzuan ankesën, VV-ja vendimet e tyre i quajti politike.

Zyrtari ligjor i VV-së, Blerim Sallahu, i cili i ishte autor i këtyre ankesave, kishte shfaqur pretendimet të çuditshme ndaj vendimit të Gjykatës Supreme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte shkruar se informacione nga brenda se vendimi i Supremes ka qenë kryekëput politik.

“Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që të hedh poshtë ankesën tonë në lidhje me procesin e votimin përmes postës. Pra, jemi në kohën kur Prokuroria fillon hetimet në lidhje me dyshimet e bazuara për këtë proces dhe Supremja që hedh poshtë ankesën mbi këto. Kemi informacione nga brenda se diskutimi përgjatë vendimit në Supreme ka qenë kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor gjë që tregon pak a shumë për natyrën e vendimit. Por, si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore në mënyrë që të sjellim drejtësi për këtë skemë krimi e manipulimi. Si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të parashtrojmë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese, ku gjithsesi do të kërkojmë edhe masën e përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikueshëm politikisht”, kishte shkruar Sallahu.

Mbetet të shihet nëse Sallahu do të ketë qasje të njëjtë edhe ndaj vendimit të Kushtetueses për ankesën e VV-së.

Ajo që dihet është sulmi brutal që ka pësuar Gjykata Kushtetuese në këtë mandat nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zyrtarë tjerë të lartë të VV-së.

Për faktin se kjo gjykatë rrëzonte ligjet anti-kushtetuese të qeverisë, njerëzit e pushtetit vlerësonin se Kushtetuese është e “kapur” prej opozitës.

Më i ashpri në këtë drejtim kishte qenë kryeministri Albin Kurti.

Gjatë një interviste për RTK-në, vitin e kaluar, ai e kishte ftuar Gjykatën Kushtetuese të marrë pjesë në zgjedhje si parti politike.

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të pranonte, duke pasur komision parlamentar për legjislacion, të trajtojë secilin ligj që e kalon mazhoranca. Po mirret me nivel të pagave, me çmime tavan, po mirret me gjithçka. E ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata. Nuk është apolitik nëse ti merr vendime për politika. Kur ata garojnë, mund të votoni për ta.”, kishte thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
02/11/2026 - 18:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 deri më sot, duke...

Më shumëDetails

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj
02/11/2026 - 17:45

Për të gjashtën ditë me radhë, ka nisur protesta në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë institucioale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.Protesta është thirrur nga Kolektivi për...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion
02/11/2026 - 17:02

Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën...

Më shumëDetails

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit
02/11/2026 - 16:54

Policia e Kosovës ka hyrë në fazë të ndryshimeve të mëdha strukurore, pas dorëheqjes së Drejtorit Gazmend Hoxha. Veriu.info mëson se pozita i është ndërruar edhe zëvendëskomandant i...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
02/11/2026 - 16:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi...

Më shumëDetails

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij
02/11/2026 - 16:44

Avokati i doktorit Gëzim Berisha, i cili u ndalua gjatë fundjavës nën dyshimin për dhunë në familje, ka reaguar duke mohuar pretendimet ndaj klientit të tyre. Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë