Për të gjashtën ditë me radhë, ka nisur protesta në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë institucioale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesën për drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për gratë që vazhdojnë të përballen me dhunë.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga kanë përsëritur thirrjet kundër dhunës ndaj grave dhe institucioneve që, sipas tyre, nuk po arrij“Drejtësi për gratë e vrara, siguri për gratë e gjalla” dhe “Dhunuesit e grave në burg”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës së sotme.
Në duar, protestuesit kanë mbajtur edhe pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta për institucionet, si “Poshtë sistemi patriarkal”, “Me Arlindën përfundon” dhe “Sytë e saj do t’ju ndjekin, lotët e saj do t’ju djegin!”.Këto protesta janë vazhdim i reagimit qytetar që nisi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Që nga ajo kohë, protestuesit kanë dalë çdo ditë në rrugë, duke kërkuar llogaridhënie për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe denoncimet e grave që kërkojnë mbrojtje.












