Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Forbes publikon listën e miliarderëve të botës për vitin 2025, kush po kryeson?

01/04/2025 - 20:41
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Forbes publikon listën e miliarderëve të botës për vitin 2025, kush po kryeson?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista e re për vitin 2025 regjistron 3,028 miliarderë, numri më i madh në 39 vitet e publikimit të renditjes dhe një vlerë totale neto që arrin në 16.1 trilionë dollarë.

Lista e re, e miliarderëve të botës e publikuar nga Forbes shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale, e cila këtë vit përmban 3028 emra – një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987.

Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave.

Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë. Rritja e vlerës së tij neto është për shkak të vlerësimit të xAI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së fundit.

Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.

Trump dyfishoi pasurinë e tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka dyfishuar pasurinë e tij, duke arritur tashmë në 5.1 miliardë dollarë, falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në kriptomonedha.

“Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i pasurisë në Forbes. “Dhe nga Elon Musk te Howard Latnick dhe miliarderët e tjerë që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në qeverinë amerikane, ndikimi i tyre po zgjerohet vazhdimisht”.

Zuckerberg, Bezos dhe Ellison në top-listë

Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg me një pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.

Dhjeshja e parë plotësohet nga:

6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë,
7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë,
8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë,
9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë, CE kompania nga viti 2000 deri në vitin 2014 me 118 miliardë lekë

Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger

Lista e 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander Wang, më i riu i miliardarëve në botë.

Vendet me më shumë miliarderë

Shtetet e Bashkuara ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord ky, me një vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450 dhe India në të tretën me 205.

“Klubi 100 miliardë” dhe rënia nga lista

Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën – nga 14 që ishin vitin e kaluar dhe asnjë në 2017. Ky “klub” i mbyllur i super të pasurve zotëron një total prej 2.4 trilionë dollarësh ose rreth 15% e pasurisë totale të të gjithë miliarderëve, edhe pse ajo përfaqëson vetëm 0.5% të totalit.

Në të njëjtën kohë, 107 persona ranë nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën gjatë vitit.

JU REKOMANDOJMË

“Nuk e dija ku ndodhej në hartë”, kryeministri i Çekisë bëhet viral, blen globin për të parë pozicionin e Groenlandës
Lajme

“Nuk e dija ku ndodhej në hartë”, kryeministri i Çekisë bëhet viral, blen globin për të parë pozicionin e Groenlandës

22/01/2026 - 19:27
Përjetonte dhimbje në qafë sa herë që pinte verë, 28-vjeçarja SHOKOHET kur zbulon se nga se VUANTE!
Kuriozitete

Përjetonte dhimbje në qafë sa herë që pinte verë, 28-vjeçarja SHOKOHET kur zbulon se nga se VUANTE!

22/01/2026 - 11:10
Darka e Ivanka Trumpit me Ramën dhe 60 arkitektë, detaje nga takimi
Kuriozitete

Darka e Ivanka Trumpit me Ramën dhe 60 arkitektë, detaje nga takimi

22/01/2026 - 10:48
Aeroplani i Trumpit kishte defekt teknik, para nisjes për në Davos
Kuriozitete

Aeroplani i Trumpit kishte defekt teknik, para nisjes për në Davos

21/01/2026 - 10:55
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për investimet e planifikuara atje
Lajme

Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për investimet e planifikuara atje

21/01/2026 - 10:51
“Gjeniu i matematikës”, Nili nga Kosova zë vendin e parë në Amerikë
Ndryshe

“Gjeniu i matematikës”, Nili nga Kosova zë vendin e parë në Amerikë

18/01/2026 - 16:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haziri: Nuk kemi bisedime me VV-në, Osmanin e votojmë varësisht nga propozuesi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë