Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seanca konstitutive: Avni Dehari dhe Sala Jashari do ta udhëheqin, VV-ja ende pa kandidat për kryeparlamentar

02/04/2025 - 09:33
në Lajme
A A
Ende s’ka rezultate finale, sa deputetë kanë siguruar VV, PDK, LDK, AAK-NISMA në bazë të të dhënave të deritashme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje e ka caktuar 15 prillin si datë të mbajtës së seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

Megjithatë, ende nuk duhet nëse në këtë ditë do të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Kjo për faktin se partia fituese e zgjedhjeve ende nuk ka treguar se cili deputet i VV-së do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Askush prej partisë në pushtet nuk ka përmendur ndonjë emër.

Ajo që duhet është se kush do ta drejtojë këtë seancë. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, seanca konstitutive përkohësisht drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i cili ndihmohet nga deputeti më i ri. Nëse kandidati i propozuar nga partia fituese merr shumicën e votave, ai menjëherë merr drejtimin e seancës.

Nga deputet që janë zgjedhur deri me tani, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, është më i moshuari(78 vjet), kurse deputetja më e re është deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila është 25-vjeçare.

Seanca konstituive dallon nga seancat e zakonshme parlamentar. Kjo është një seancë procedura në të cilën nuk ka fjalime dhe debate parlamentare.

Monitoruese i punës së Kuvednuit, Eugen Cakolli, ka bërë me dije se përgatitjet për këtë seancë duhet t`i bëj legjislatura e kaluar.

“Përgatitjet për këtë ditë i takojnë Kryetarit të legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufcës, i cili së paku pesë ditë para seancës duhet të thërrasë një takim me krerët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë. Nëse nuk e bën, seanca mbahet gjithsesi në datën që ka caktuar Presidentja”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke treguar edhe disa procedura tjera.

“Fillimisht, çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Pas prezantimit të raportit të komisionit, ai votohet nga Kuvendi. Vetëm pas kësaj vazhdohet me betimin. Deputetët bëjnë betimin solemn dhe marrin zyrtarisht mandatin e tyre si përfaqësues të zgjedhur”, ka treguar ai.

Pas betimit të deputetëve, vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit dhe 5 nënkryetareve. LVV, PDK dhe LDK do të kenë nga një nënkryetar, kurse një i takon minoritetit serb dhe një minoriteteve jo shumicë.

Seanca konstituive konsiderohet e përmbyllur vetëm nëse zgjedhjet kryetari dhe nënkryetarët. Sipas rregullores, nëse seanca ndërpritet për ndonjë arsyeje, pauza nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë