Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BIRN: Rusia luajti rol kyç në përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

02/04/2025 - 13:13
në Lajme
A A
BIRN: Rusia luajti rol kyç në përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia ka luajtur një rol kyç në përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke u përpjekur të minojë besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe të destabilizojë vendin, janë gjetjet kryesore të raportit të publikuar sot nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN Kosova.

Fushatat e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes, sipas raportit, janë organizuar dhe mbështetur nga Kremlini dhe qeveria ruse, me ndihmën e mediave të financuara nga Rusia dhe aktorëve politikë në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se dezinformimi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë.

Ai shtoi se raporti i publikuar zbulon se narrativat dezinformuese të zgjedhjeve të 9 shkurtit u përhapën, jo vetëm nga aktorët politikë vendorë, por edhe nga forca të jashtme, me qëllimin për të destabilizuar besimin e publikut në procesin zgjedhor të Kosovës.

“Dezinformimi është më shumë se thjesht përmbajtje mashtruese. Ai përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë, manipulon opinionin publik, nxit ndarjen dhe minon besimin tek institucionet. Ajo që është gjithashtu kritike për çdo proces zgjedhor është integriteti i informacionit dhe qasja e votuesve në informacion të saktë, të besueshëm dhe autentik”, tha Orav.

“Gjetjet e sotme, të bazuara në një analizë të gjerë të kryer nga BIRN Kosova do të shpjegojnë se si ky fenomen u manifestua gjatë periudhës zgjedhore, kush ishte pas tij dhe ndikimin e gjerë që kishte në procesin demokratik. Raporti zbulon se narrativat dezinformuese u përhapën jo vetëm nga aktorët politikë vendorë, por edhe nga forca të jashtme, me qëllimin për të destabilizuar besimin e publikut në procesin zgjedhor të Kosovës. Përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe e gjuhës së dehumanizimit ishte alarmuese, me grupe dhe individë të caktuar që u shënjestruan në mënyrë disproporcionale, veçanërisht gratë në pozita me ndikim. Retorika politike u shndërrua në forma ekstreme të dehumanizimit dhe për fat të keq një pjesë e madhe e kësaj përmbajtjeje mbetet e qasshme nëpër platforma të ndryshme edhe sot. Gjetjet gjithashtu theksojnë rolin në rritje të mediave sociale në shpërndarjen e këtyre narrativave, veçanërisht përmes përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe platformave anonime”, shtoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Orav.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përhapja e lajmeve të rreme nuk është vetëm një sfidë për mediat, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e shtetit.

“Në epokën në të cilën po jetojmë lajmi i rremë po përhapet shpejt, prandaj kjo nuk është vetëm një sfidë, por edhe një rrezik real edhe për stabilitetin e shtetit tonë, për integritetin tonë si shtet, për demokracinë, por mbi të gjitha për sigurinë kombëtare. Për këtë arsye, kontrollimi i fakteve duhet të bëhet një standard i përditshëm, që e zbaton secili prej nesh. Në kontekstin e sigurisë shtetërore, mosverifikimi i fakteve nuk është thjesht një problem etik apo profesional i medias, por shndërrohet në kërcënim serioz ndaj shtetit. Aktorë të huaj, veçanërisht Rusia dhe Serbia, siç e dini, kanë promovuar aktivisht dezinformimin dhe narrativat përçarëse për ta minuar besueshmërinë në proceset demokratike në Kosovë. Mediat, të mbështetura nga Rusia, kanë luajtur një rol në përhapjen e dezinfomatave mbi integritetin zgjedhor të Kosovës dhe nxitjen e tensioneve në rajonin tonë”, tha presidentja Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë