Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi, qeveria e ardhshme të angazhohet fuqishëm në dialog

02/04/2025 - 13:18
në Lajme
A A
Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi, qeveria e ardhshme të angazhohet fuqishëm në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarin i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kërkoi që qeveria e re e Kosovës të formohet shpejt, ndërsa tha se kjo “është esenciale në këto momente sfiduese”.

Ai tha pas takimit me presidenten Vjosa Osmani se Mbretëria e Bashkuar është “mik dhe partner kyç” i Kosovës, ndërsa shtoi se “janë disa gjëra që duam t’i shohim me rastin e zhvillimit të këtij partneriteti”.

“Duam normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor për ju këtu në Kosovë, mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Lammy e përmendi dialogun Kosovë-Serbi si një çështje në të cilën tha se qeveria e ardhshme duhet të angazhohet fuqishëm.

“Shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian”, tha ai.

Kryediplomati britanik tha se para dy javësh e ka takuar shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas në Londër dhe se me të kanë diskutuar edhe për nismat e saj dhe për Kosovën.

“Pres që të punojmë me kolegët europianë përsëri në këtë kohë të sfidave dhe ta luajmë rolin tonë të plotë përkrah Bashkimit Europian për t’u siguruar që të kemi dialog, por edhe të kemi progres që funksionon për njerëzit e për popullin e Kosovës dhe të Serbisë”, tha ai.

Ai tha se është e rëndësishme që ta shohin Kosovën të shënojë progres në integrimin euroatlantik.

“Me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar shpresojmë që do të mund të anëtarësoheni në Këshillin e Europës”, tha Lammy.

Ai përmendi edhe faktin se Mbretëria e Bashkuar do ta udhëheqë Procesin e Berlinit këtë vit “në një kohë mjaft të vështirë”, por edhe kontributin e forcave britanike në misionin e KFOR-it, për të cilin tha se është “qenësor për sigurinë” e vendit.

Lammy tha se Kosova ka shënuar “progres të jashtëzakonshëm” pasi e përmendi rolin e partisë së tij dhe të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në çlirimin e vendit.

“Lidershipi i tij rreth ndërhyrjes së NATO-s ka qenë një prej arritjeve të tij më të mëdha”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë