Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti ia nis nga zyrja e shtetit punës për formimin e qeverisë, synon ta bëjë për dy javë – a do t’i trokasë në dyer opozitës?

02/04/2025 - 17:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti ia nis nga zyrja e shtetit punës për formimin e qeverisë, synon ta bëjë për dy javë – a do t’i trokasë në dyer opozitës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në më pak se dy javë, Albin Kurti synon ta sigurojë shumicën e nevojshme për të qëndruar më tej në pushtet. Kryeministri në detyrë i nisi zyrtarisht përpjekjet në kërkim të votave, që do ta çojnë edhe në dyert e opozitarëve. Presidentja Vjosa Osmani pret që vendi ta ketë qeverinë e re sa më parë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur sot publikisht përpjekjet për të qëndruar në pushtet edhe për një tjetër mandat qeverisës. Në zyrën e tij në Qeveri, ai i nisi takimet me partitë politike të pakive, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re të vendit. Takimet e tilla në zyrë të kryeministrit, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha se janë “një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”. Takimet e tilla, ai tha se “duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u takua me zëvendësen e tij në detyrë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) boshnjake, Emilija Rexhepi, e cila, siç tha Zyra e Kryeministrit, “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”.

Kurti i vijoi takimet me partitë e pakicave duke e pritur në zyrën e tij në qeveri ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. Edhe ai, sipas ZKM-së, “e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm”.

As dy javë të plota nuk kanë mbetur nga dita kur Kurti synon ta paraqesë para Kuvendit përbërjen e qeverisë së ardhshme dhe zgjedhjen e saj.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç vendosi të martën presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë.

“Tash pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet. Synojmë një seancë ku zgjidhet edhe kryetari, kryesia e Kuvendit dhe Qeveria, qysh e kemi bërë herën e kaluar, për të njëjtën ditë’, i tha të dielën Albin Kurti kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, kur ky pyeti për procesin e tanishëm paszgjedhor.

Osmani: Ka mjaft kohë, qeveria të formohet sa më parë që të jetë e mundur

Osmani, që e caktoi të martën e 15 prillit si ditën kur do të duhej të konstituohej Kuvendi, tha sot në një prononcim për gazetarët se beson se deri atë ditë “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.

“Po ashtu, për organizuesit e seancës konstituive, siç e dini Kuvendi duhet të bëjë një sërë regjistrimesh e përgatitjesh teknike, ka kohë të mjaftueshme”.

Osmani uroi që “ai proces të shkojë sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë”.

Vetë tha se s’do të përzihet në çështje të koalicioneve sikur tha se mund të kenë bërë disa presidentë në të kaluarën.

“Mirëpo, siç e dini, si Presidente s’kam të drejtë vote dhe pavarësisht se në të kaluarën mund të ketë pasur presidentë që janë përzier në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake që sipas Kushtetutës, nuk janë detyrë e imja, por jam besimplotë që institucionet përkatëse, në këtë rast deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë çmos që kjo të jetë seancë e suksesshme”, tha ajo.

Presidentja tha se “nuk është që globi na pret neve”, duke i përmendur zhvillimet gjeopolitike, ndërsa kërkoi formimin e institucioneve “sa më parë që të jetë e mundur”. Kosova, tha ajo, “ka shumë punë për të bërë”.

Sa më shpejt, formimin e qeverisë e kërkoi edhe Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy sot gjatë një vizite në Kosovë. Tha se shpreson që qeveria e re “do t’i adresojë nevojat e qytetarëve” e se do të angazhohet “fuqishëm” në dialogun me Serbinë.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të certifikuara të enjten e javës së kaluar – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë.

Partitë opozitare e kanë pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve duke konfirmuar në çdo rast se nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në. Përjashtim këtu bën Nisma e Fatmir Limajt, pozicioni i së cilës mbetet më i paqartë.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, tha të hënën për Paparacin se kjo parti “nuk voton asnjë qeveri për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”.

Me partitë më të mëdha të cilat e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në, partia e Kurtit, përtej partnerëve të vegjël brenda, nuk sheh mundësi tjetër përveç Nismës së kthyer në Kuvend, e cila ende nuk është pozicionuar qartë./ Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Me armë e maskë hyri ta grabiste argjendarinë “Halimi Gold” në Gjilan, por pronari ia prishi planin, arrestohet 18-vjeçari

Sikur në filma: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe vjedhin sasi të madhe ari
14/07/2026 - 08:51

Një tentim grabitjeje me armë në një argjendari në qendër të Gjilanit është parandaluar falë reagimit të pronarit dhe ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, raporton Sinjali. Sinjali mëson...

Më shumëDetails

“Negociatat e Kurtit janë vetëm për të blerë kohë, synimi është ta çojë vendin në zgjedhje të reja në dhjetor“

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
14/07/2026 - 08:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, vlerëson se negociatat që ka nisur Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)
14/07/2026 - 08:24

Personi që dyshohet se qëndron pas plagosjes me armë zjarri të një qytetari në Pejë është vetëdorëzuar në Polici, pas disa orësh kërkimesh intensive dhe bastisjes së shtëpisë...

Më shumëDetails

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht
14/07/2026 - 08:10

Ditë më parë u bë e ditur se mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar garanci...

Më shumëDetails

Mërgimtarët po vijnë/ Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
14/07/2026 - 08:00

Edhe pse sezoni veror ka sjellë shtim të lëvizjeve, në pikat kufitare të Kosovës deri më tani nuk është shënuar fluksi i madh i udhëtarëve. Sipas të dhënave...

Më shumëDetails

Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

Ky është personi i plagosur sonte në Pejë
13/07/2026 - 23:45

Një person dyshohet se është plagosur sonte në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë. Veriu.info...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    283 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë