
Në këtë mandat, Artan Asllani, tani deputet i zgjedhur, ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit nga radhët e komuniteteve joshumicë. Kurti e falënderoi për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në artikulimin e kërkesave të komunitetit ashkali dhe promovimin e mundësive që qeveria ka ofruar për komunitetet joshumicë në punësim, arsim, kulturë dhe rini.
Gjatë ditës, Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi kanë takuar deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë të komunitetit turk, egjiptian, boshnjak, rom dhe ashkali. Kjo është dita e dyta takimeve konsultative me partitë e komuniteteve joshumicë në kuvend.










