Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani vazhdon me sukses prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, takohet me mbretin e Jordanisë dhe homologun bullgar në takimin e ‘Aqaba’ në Sofje

04/04/2025 - 13:13
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani vazhdon me sukses prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, takohet me mbretin e Jordanisë dhe homologun bullgar në takimin e ‘Aqaba’ në Sofje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe homologun bullgar, Rumen Radev. Ky takim është vazhda e takimeve në Aqaba të Sofjes.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se ky takim ka qenë për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajona”, ka shkruar Osmanil.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bullgari, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Procesin Aqaba për Ballkanin III.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka udhëtuar për në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.”

Osmani do të mbajë fjalim në hapje të samitit dhe do të zhvillojë takime të ndara bilaterale.

“Në kuadër të vizitës në Sofje, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit si dhe do zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrëse. Gjatë këtyre takimeve, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.”

“Ky takim organizohet nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të sigurisë.”

Zyra e Presidencës thotë se Osmani do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.

“Presidentja Osmani do të theksojë angazhimin e suksesshëm të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët strategjikë. Në këtë kuadër, ajo do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.”

JU REKOMANDOJMË

Përplasje e ashpër mes Armend Zemajt dhe Fatmire Kollçakut, Zemaj nervozohet dhe del nga mbledhja e komisionit

Përplasje e ashpër mes Armend Zemajt dhe Fatmire Kollçakut, Zemaj nervozohet dhe del nga mbledhja e komisionit
08/04/2026 - 12:40

Debati për ekspozitën e Shkëlzen Gashit është hapur sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke nxitur përplasje mes deputetëve lidhur me mënyrën e trajtimit të kësaj...

Më shumëDetails

Vjen paralajmërimi aspak i mirë: Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të jetë afatshkurtër

Rreth 900 milionë € shpenzime për naftë, mbi 102 milionë € për benzinë
08/04/2026 - 12:32

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se rihapja e Ngushticës së Hormuzit – e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit – sollu...

Më shumëDetails

Çfarë vjen pas armëpushimit dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit

Çfarë vjen pas armëpushimit dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit
08/04/2026 - 12:22

Irani dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për një armëpushim të kushtëzuar dyjavor, gjatë të cilit trafiku detar do të lejohet përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo vjen më shumë...

Më shumëDetails

Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
08/04/2026 - 12:19

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Agon Dobrunën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. “Kryeministri Kurti e uroi...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së kujton ditën kur misioni amerikan në Prishtinë u bë zyrtarisht Ambasadë 18 vjet më parë

Ambasada e SHBA-së kujton ditën kur misioni amerikan në Prishtinë u bë zyrtarisht Ambasadë 18 vjet më parë
08/04/2026 - 12:01

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kujtuar ditën kur misioni i SHBA-së në Prishtinë u shndërrua zyrtarisht në Ambasadë 18 vjet më parë –...

Më shumëDetails

Ish-militanti i VV-së e sfidon Mefin: Qysh e ndërtove shtëpinë luksoze në Mal të Zi, se edhe unë kam qenë aty punëtor

Ish-militanti i VV-së e sfidon Mefin: Qysh e ndërtove shtëpinë luksoze në Mal të Zi, se edhe unë kam qenë aty punëtor
08/04/2026 - 11:58

Albert Shabani, dikur mbështetës i Albin Kurtit dhe VV-së, e ka sfiduar publikisht deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci. Këtë të fundit, Shabani e ka pyetur se qysh ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë