Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK kërkon hetime ndaj Alban Hysenit: Keqpërdori tenderin prej 500 mijë euro për punësim të 46 personave në QKMF

04/04/2025 - 13:46
në Lajme
A A
PDK kërkon hetime ndaj Alban Hysenit: Keqpërdori tenderin prej 500 mijë euro për punësim të 46 personave në QKMF
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka bërë një denoncim publik ndaj kryetarit të kësaj komune, Alban Hyseni, duke i bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Gjilan që të inicojë procedurën hetimore ndaj Hysenit ‘‘lidhur me shkeljet e rënda ligjore të prokurimit dhe të financave publike, përmes keqpërdorimit me tenderët e dhënë, me kontratat e kundërligjshme, me punësimet familjare dhe me abuzimet e shumta financiare’’.

Në deklarimin e PDK-së, thuhet se denoncimi ka të bëjë me një tender, të cilin, sipas kësaj partie, i pari i Gjilanit e keqpërdorur.

Aty shtohet se tenderi ka qenë në vlerë prej 500 mijë euro për punësimin e 46 personave në QKMF.

”Mirëpo kryetari i komunës ka shkelur ligjin e prokurimit dhe kontratën me “KOSOVAMED”, duke i kërkuar kësaj kompanie punësimin e 46 personave, kështu duke e tejkaluar gati dyfishin e kontratës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Njoftimi:

Denoncim publik ndaj Alban Hysenit i cili keqpërdori tenderin prej 500 mijë euro për punësimin e 46 personave në QKMF, duke shkelur rëndë ligjin e prokurimit dhe kontratën me operatorin ekonomik “KOSOVAMED”

I bëjmë thirrje publike Prokurorisë Themelore në Gjilan që të inicojë procedurën hetimore ndaj kryetarit të komunës A.H. lidhur me shkeljet e rënda ligjore të prokurimit dhe të financave publike, përmes keqpërdorimit me tenderët e dhënë, me kontratat e kundërligjshme, me punësimet familjare dhe me abuzimet e shumta financiare.

Njëri nga rastet eklatante ka të bëjë me këtë tenderë. Komuna e Gjilanit ka shpallur tender për punësimin  e mjekëve dhe infermierëve në QKMF dhe kryetari i komunës më datë 24 shtator 2024 e nënshkroi kontratën me operatorin ekonomik “KOSOVAMED” nga Prishtina në vlerë prej 449,683.20 euro. Ky projekt nuk ka qenë fare i planifikuar në buxhetin e komunës për vitin 2024 dhe as në planin vjetor të punës së prokurimit në Gjilan.

Sipas kontratës së këtij tenderi (Aneksi 1) komuna e Gjilanit ka kërkuar punësimin e 28 profesionistëve shëndetësor. Mjekë 20, infermiere 3 dhe në stomatologji 5 të punësuar.

Në nenin 1.3 të kësaj kontrate thuhet se; Derivimi i lejuar nga vlera totale indikative është +/-30%. Nëse urdhër blerjet tejkalojnë sasinë totale indikative ose vlerën totale indikative të kontratës publike kornize (duke perfshirë + tridhjetë perqind (30%), pa marrë parasysh datën origjinale te skadimit te Kontratës Publike Kornize, kontrata do të nderpritet automatikisht. Mosperputhja e lejuar plus/minus tridhjete përqind (30%) vlen edhe për pozicion/artikull, dhe ne rast te arritjes se pragut te lejuar AK nuk mund te beje porosi tjera për atë pozicion/artikull.

Mirëpo kryetari i komunës ka shkelur ligjin e prokurimit dhe kontratën me “KOSOVAMED”, duke i kërkuar kësaj kompanie punësimin e 46 personave, kështu duke e tejkaluar gati dyfishin e kontratës.

Sipas tenderit janë kërkuar të punësohen tri infermiere, mirëpo aktualisht janë të punësuara me tender mbi 19 infermiere, pra është tejkaluar 633% numri i të punësuarve sipas kësaj kontrate. Paashtu shuma e tenderit prej 450 mijë euro ka qenë e planifikuar të shpenzohet për tri vite, e ky buxhet i paplanifikuar po shpenzohet ende u bërë një vit kalendarik.

Përveç shkeljeve ligjore dhe tejkalimit të kontratës, janë punësuar edhe zyrtar tjerë si jurist e kordinator, që nuk kanë qenë fare pjesë e kontratës me operatorin ekonomik. Krejt këto kanë ndodhur për të punësuar familjarët e zyrtarëve të lartë të VV-së dhe menaxhmentit të lartë të QKMF-së. Shumë punësime përmes këtij tenderi janë bërë për të blerë heshtjen e tyre, për shkeljet që janë bërë më herët në konkurset e rregullta të shpallura nga QKMF në Gjilan.

Aktualisht në komunën e Gjilanit janë të punësuar jashtëligjshëm, pa konkurse mbi 130 persona pëmes kontratave në vepër dhe përmes këtij tenderi skandaloz. Me këto abuzime Alban Hyseni po i shpenzon brenda vitit afër një milion euro buxhet të paplanifikuar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Për këto keqpërdorime financiare kryetari i komunës duhet të jap llogari para ligjit, e kjo ndodhë kur të veprojë prokuroria e përgjumur e Gjilanit.

PDK do të marr hapa të tjerë nëse edhe pas këtij rasti do të vazhdojë heshtjen e saj Prokuroria Themelore në Gjilan.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë