Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk ka gjurmë e as të arrestuar” – Katër ditë nga vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, Policia po vazhdon hetimet

04/04/2025 - 20:47
në Lajme
A A
Ky është personi që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen katër ditë që kur rreshteri i Policisë së Kosovës Muhamed Lika u vra në rrethana ende të paqarta në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.
Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit në rrugën “Idriz Seferi” me vetëm një plum dhe se personat e dyshuar për vrasjen e tij ende nuk janë kapur nga organet e rendit.

Policia e Kosovës u zotua se ka organizuar një operacione të madh kërkimor për kapjen dhe identifikimin e tyre, por edhe pas katër ditësh ende nuk ka të arrestuar.

Lajmi.net pak më parë ka kontaktuar me zëdhënës të Policisë së Kosovës në Ferizaj për të kuptuar nëse Policia ka hasur në gjurmët e të dyshuarve, por nga aty morëm përgjigje se ende nuk ka të arrestuar dhe se kërkimet po vazhdojnë

“Janë duke vazhduar hetimet, nuk ka të arrestuar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini një ditë pas vrasjes së policit Muhamed Lika ka dhënë detaje për media.

Sipas tij, dy të dyshuarit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani nuk ka informacione që viktima kishte pasur ndonjë problem me dikë.

Në një konferencë për media, Çerkini tha se bazuar në provat e mbledhura, autorët e dyshuar janë parë duke u larguar nga banesa ku ndodhi vrasja.

“Nga ajo që shihet deri më tani, ata kanë ikur në këmbë. Nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar ndonjë veturë apo ndonjë mjet tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Madje ai shtoi se në vitin 2021, lokalit të tij i ishte vënë flaka.

Për këtë rast tragjik, reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u bëri thirrje dorasëve të dorëzohen në Polici, pasi i gjithë aparati shtetëror është i mobilizuar të zbulojë të dyshuarit.

“Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ftoj dorasin apo dorasit që sa më parë të dorëzohen në organet e rendit, meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje”, vazhdon reagimi i tij.

Familja ka njoftuar se Muhamed Lika është varrosur me 2 prill pas namazit të ikindisë, në fshatin Shtrazë të komunës së Kaçanikut.

Hetimet po vazhdojnë ende, ndërsa Prokuroria po punon për të zbardhur motivin dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj vrasjeje tronditëse.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë