Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një herë shkoi si dëshmitar, e më pas ra në pranga- Kush është i arrestuari tjetër për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë?

06/04/2025 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Një herë shkoi si dëshmitar, e më pas ra në pranga- Kush është i arrestuari tjetër për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arif Krasniqi është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”. Ndaj tij është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit. Ai fillimisht ishte paraqitur si dëshmitar, e më pas kishte rënë në duart e organeve të rendit.

Pas arrestimit të Flamur Krasniqit, Arifi, babai i tij, ishte ftuar nga hetuesia për intervistim. Ai kishte thënë për policinë se nuk ka qenë në dijeni për aktivitetin që po kryente i biri i tij, raporton Insajderi.

Më pas, me qëllim të sigurimit të ndonjë prove, me urdhër të prokurorit Arif Krasniqit iu kishte sekuestruar telefoni, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale.

Në galerinë e telefonit të tij janë gjetur 85 fotografi të dokumenteve me të dhëna të huaja. 23 nga to janë të bëra me dorëza, për të cilat Prokuroria Speciale ka dyshuar se janë realizuar në laboratorin ku është kryer aktiviteti kriminal.

“Gjithashtu gjatë ekzaminimit vërehet se i ka fshirë aplikacionet në telefonin e tij, si dhe bisedat që i ka zhvilluar në këtë kohë me persona të ndryshëm”, thotë Prokuroria në dosjen që e ka parë Insajderi.

Arif Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

I pandehuri në fjalë ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me nofkën “Muja”. Ai ishte në mesin e 157 emrave të ish-pjesëtarëve të UÇK’së që po kërkoheshin nga Serbia nëpërmjet INTERPOL-it.

Djali i tij, Flamur Krasniqi, është arrestuar në janar të këtij viti teksa po barte me një pikap të bardhë material që dyshohet se po shkonte për në laboratorin e falsifikimit të dokumenteve personale. /Insajderi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it
13/07/2026 - 15:30

Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (Regional Command-East – RC-E), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje për reagim ndaj një skenari të simuluar...

Më shumëDetails

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
13/07/2026 - 15:20

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “do t’i godasim shumë fort”, ndërsa kritikoi Iranin për dështimin për të arritur marrëveshje. “Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë...

Më shumëDetails

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë
13/07/2026 - 14:46

Ngjarja rreth kushteve skandaloze në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka marrë një kthesë edhe më të rëndë. Nëna e cila denoncoi publikisht mungesën e sapunit, çarçafëve dhe...

Më shumëDetails

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse
13/07/2026 - 14:42

Më datë 22 qershor të këtij viti, rreth orës 08:15 të mëngjesit, një incident fatal në kantierin e ndërtimit të kompleksit “Prizreni i Ri” në lagjen Arbana të...

Më shumëDetails

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë
13/07/2026 - 14:20

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave: S.K., A.K., F.F., L.A., A.F., dhe D.G., për shkak të dyshimit të...

Më shumëDetails

“Bisedimet me rezultat të njëjtë”, Shala: Do të shkojmë prapë në zgjedhje

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
13/07/2026 - 13:45

Analisti politik Azdren Shala ka komentuar takimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me partitë opozitare, duke vlerësuar se negociatat mund të mos çojnë drejt një marrëveshjeje për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë