Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka dihet për arrestimin e serbëve, dhe më pas lirimi i 10 prej tyre në Gjakovë dhe Prizren

07/04/2025 - 08:03
në Kryesore, Lajme
A A
Policia shpall konkurs për katër pozita
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

12 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë u arrestuan të shtunën dhe të dielën në Gjakovë dhe Prizren. Kështu bëri të ditur minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë, i cili tha se katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

“Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48 orëshe”.

“Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”.

Ai bëri të ditur se njëri nga të arrestuarit është i afërt me të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”.

“Fakti që u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

“Organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet tona të sigurisë”, tha Sveçla.

Kurse, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dje u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës u përmend rasti i arrestimit të katër serbëve në Gjakovë.

Pasi u përmend gjendja e sigurisë në vend dhe “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, me përmendjen edhe të rastit në Gjakovë, tha se është kërkuar vëmendje e gatishmëri e lartë nga institucionet e mekanizmat e shtetit.

“Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, u tha në komunikatë.

Ndërsa zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.

Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente, sipas tij është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste. Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 prej tyre janë liruar, kurse dy janë ndaluar për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

Tëvë1 ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.

Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

 

JU REKOMANDOJMË

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë
13/07/2026 - 14:46

Ngjarja rreth kushteve skandaloze në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka marrë një kthesë edhe më të rëndë. Nëna e cila denoncoi publikisht mungesën e sapunit, çarçafëve dhe...

Më shumëDetails

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse
13/07/2026 - 14:42

Më datë 22 qershor të këtij viti, rreth orës 08:15 të mëngjesit, një incident fatal në kantierin e ndërtimit të kompleksit “Prizreni i Ri” në lagjen Arbana të...

Më shumëDetails

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë
13/07/2026 - 14:20

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave: S.K., A.K., F.F., L.A., A.F., dhe D.G., për shkak të dyshimit të...

Më shumëDetails

“Bisedimet me rezultat të njëjtë”, Shala: Do të shkojmë prapë në zgjedhje

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
13/07/2026 - 13:45

Analisti politik Azdren Shala ka komentuar takimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me partitë opozitare, duke vlerësuar se negociatat mund të mos çojnë drejt një marrëveshjeje për...

Më shumëDetails

Ngrihet aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë, dyshohet se mori ryshfet nga një i burgosur

Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, dyshohet se mori 1880 euro ryshfet për favore ndaj të burgosurve
13/07/2026 - 13:43

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një oficeri korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Jahjaga: Kur je në pushtet, nuk bëhet fjalë për veten – por për shtetin e popullin

Jahjaga: Kur je në pushtet, nuk bëhet fjalë për veten – por për shtetin e popullin
13/07/2026 - 13:07

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë përvojën e saj mbi lidershipin, sfidat e udhëheqjes dhe rëndësinë e përfshirjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje, gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë