Ushtarët dhe liderët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO-ja e KFOR-i, kanë organizuar një ceremoni donacionesh, duke dhuruar një kompresor ajri për Departamentin e zjarrit në Viti.
Ky aktivitet siç thuhet, është pjesë e përpjekjeve të ekipit të bashkëpunimit civil-militar të KFOR-it, që mbështet çdo komunitet që jeton në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“KFOR-i vazhdon të realizojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lëvizjen e lirë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të siguruar përgjigje të koordinuara të sigurisë”, shkruhet tutje në postimin e KFOR-it në Facebook.