Hoxha Sabahudin Selimi ka reaguar pas akuzave të rënda nga kolegu i tij Feim Dragusha, se ia ka marrë gruan.
Teologu Feim Dragusha ka hedhur këto akuza e pretendime në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook të enjten e javës së kaluar. Ai ka dalë me akuza ndaj dy hoxhallarëve nga Vitia, për komplot për t’ia grabitur gruan e tij dhe mveshur akuza të rreme për ‘dhunë në familje. Dhe kishte thënë se për këtë ndodhi janë të informuar si dega Bashkësisë Islame në Kosovë në Viti dhe qendra tash e një kohë.
E lidhur me këto akuza ka reaguar, Sabahaudin Selimi. Ai i ka quajtur shpifje të rënda.
“Sqarim për opinionin publik Unë, Sabahudin Selimi, ndjejë nevojën të bëjë këtë sqarim publik, për të gjithë ata të cilët nga dita e xhuma ( prmete ) , kanë janë shqetsuar nga disa shpifje nga më të rënda që janë bërë në drejtim timin. Fillimisht, të gjitha këto shpifje që janë paraqitur në media dhe disa komunikime me njerëz përmes formave të ndryshme, shpifjet ka bërë një person të cilin po e përshkruaj më do të poshtë e cili e ka përvojën dhe praktikat e tij për të ndërtuar trillime të tilla. Këto shpifje kanë nisur që nga janari i vitit 2024, nga një person tashmë i njohur për publikun. Pasi nuk ka mundur të dëshmojë akuzat e tij në organet kompetente, ka vendosur t’i bëjë publike në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të më dëmtojë imazhin mua dhe lëndoj familjen time, madje, në këtë çështje ka përfshirë edhe udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, përkatësisht kryetarin Hoxhë Husamedin Hoxha dhe anëtarin e këshillit, prof. dr. Bali Sadiku.”
“Personi në fjalë është një recidivist i njohur për dhunë në familje, si për autoritetet në Zvicër ashtu edhe për ato në Kosovë, madje në Google vetem shkruani imami Feim Dragusha dhe keni për të hasur dhjetra shkrime të medias Europiane për krimet e tijë si dhe arsyet e largimit të tijë nga shtet e BE dhe shtetit Zvicërran. Për të dëshmuar këtë, po përmend disa raste: Ì Gruaja e tij e parë, me të cilën ka katër fëmijë dhe jetonte në Zvicër, e ka denoncuar në policinë lokale për keqtrajtim sistematik fizik poashtu edhe përdhunim. Më pas është martuar me një grua të dytë, me të cilën ka dy fëmijë, ndërkohë që ende ishte i martuar me të parën. Edhe kjo e dyta e ka denoncuar për dhunë fizike dhe psikike si dhe perdhumim, dhe si rezultat, është dëbuar nga Zvicra me vendim gjykates Zvicërrane Pasi është kthyer në Kosovë, është martuar sërish, por edhe kjo martesë ka përfunduar me ndarje, poashtu si rezultat i dhunes sistematike dhe purdhunimëve”, thotë tutje Selimi.