Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mashtrim, skemë e vjedhjes”- pushteti i PDK-së në Ferizaj denoncohet për tenderin që ia dha firmës disa ditë pasi u regjistrua

08/04/2025 - 14:57
në Kryesore, Lajme
A A
“Mashtrim, skemë e vjedhjes”- pushteti i PDK-së në Ferizaj denoncohet për tenderin që ia dha firmës disa ditë pasi u regjistrua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushteti i PDK-së në Ferizaj, komunës që drejtohet nga Agim Aliu, është denoncuar publikisht për një tender që ia dha një firme vetëm disa ditë pasi që e njëjta ishte krijuar. “Skemë e organizuar për vjedhje të buxhetit”, ka shkruar përfaqësuesi i një organizate. Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se edhe pse firma është e re, numri kontaktues është i njëjti me firmën e biznesmenit Agon Halili, i cili për dy vite ka marrë gjashtë tender në këtë komunë.

Me 14 shkurt të 2025’tës, komuna e Ferizajit kishte njoftuar për hapjen e tenderit “Platforma gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, inovacion dhe turizëm”. Vlera e parashikuar e tenderit kishte qenë 55 mijë euro.

Ndërkohë me 1 prill është nënshkruar kontrata, duke u shpërblyer me tender grupi i operatorëve ekonomik, “Kutia Press SH.P.K dhe Agon Halili B.I”.

Vlera e përgjithshme e tenderit është 2,048.30 euro.

Por, me dhënien e këtij tenderi, janë hedhur dyshime ndaj dy kompanive fituese. Sipas denoncimeve publike dyshohet për mashtrim e skemë të vjedhjes.

Insajderi ka hulumtuar edhe në ARBK, rreth dy kompanive. Biznesi Agon Halili është regjistruar në vitin 2020 në ARBK. Mirëpo bien në sy disa detaje dyshuese.

Kompania tjetër fituese, Kutia Press SH.P.K, është regjistruar në ARBK, ditën e njëjtë kur ishte hapur tenderi për “Platforma gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, inovacion dhe turizëm”.

Që bie në ndesh me kriterin për përvojë 3-vjeçare në fushën përkatëse.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses shërbime të ngjashme, në 3 (tre) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë), në vlerë minimale prej 60,000.00 €“, thuhet në dosjen e tenderit.

Cila është lidhja e dy kompanive fituese, Kutia Press dhe Agon Haliti?

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, dy kompanitë fituese të tenderit “Platforma gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, inovacion dhe turizëm”, kanë pronarë të ndryshëm.

Por, befasisht, numri kontaktues figuron i njëjti te të dy kompanitë.

Në ARBK, kompania individe Agon Haliti, e regjistruan në 2020 ka të vendosur numrin kontaktues. Që është numri i njëjtë në ARBK te biznesi i ri “Kutia Press” e hapur para dy muajve.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth “Agon Halitit” i cili brenda dy viteve ka fituar gjashtë tendera nga komuna e Ferizajit.

Siç shfaqet te E-Prokurimi një tender figuron ‘i përfunduar’, ndërsa pesë tendera tjerë janë në ‘realizim’.

Reagime lidhur me këtë çështje kanë ardhur edhe nga një organizatë joqeveritare dhe nga opozita në Ferizaj.

Përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja për Demokraci, Megjid Ramusa, ka pretenduar se kjo ecuri e këtij tenderi nuk është vetëm mashtrim por është skemë e organizuar për vjedhje të buxhetit publik.

“Kështu vjedhet në Komunën e Ferizajt: Një kompani e regjistruar brenda 24 orëve e fiton tenderin për “hvillim ekonomik”! kompania është regjistruar në emër të një personi tjetër. Por gabimi fatal? Numrin personal të telefonit, Agoni e ka harruar në dokumentet zyrtare të ARBK-së.Kriteri bazë i tenderit është përvojë 3-vjeçare në fushën përkatëse ky kriter është shkelur haptazi. Kompania është themeluar më 14 shkurt dhe më 5 mars shpallet fituese. Nuk kalon as një muaj! Ky nuk është thjesht një mashtrim, është skemë e organizuar për vjedhje të buxhetit publik, ku të njëjtët emra, me kompani të ndryshme, i rrotullojnë tenderat, ndërsa qytetarët mbesin të pa informuar çka ndodhë”, ka shkruar Ramusa në Facebook.

Tutje, reagim ka pas edhe nga opozita në Ferizaj. Asamblistja e LDK’së, Verona Isaki, në këtë komunë ka theksuar lidhur me këtë rast “Qudia s’paska skej”.

Isaki ka ngritur dyshime mbi pronësinë e kompanisë Kutia Press SH.P.K.

“Qudia që s’te qudit me! Me datën 13.02 hapet tenderi me titullin “Platforma gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, inovacion dhe turizëm”, ndërsa me datën 14.02 në ARBK figuron të jetë regjistruar pikërisht kompania që e kishte fituar këtë tender! Qudia s’paska skej! Kutia Press SH.P.K del të jetë e regjistruar me të njëjtin numër telefoni si të Agon Halili B.I, ani pse ky biznes nuk i takon personit të njëjtë, pra “me letra”, në ARBK figuron se Kutia Press SH.P.K është nën pronësi të dikujt tjetër (dhe shpresoj që personi ta dijë se e drejton këtë kompani)”, ka shkruar ajo në Facebook.

‘I plotësojmë kriteret”, firma që mori tender pak ditë pas regjistrimit ka një shpjegim.

Nga kompania Kutia Press, për Insajderin kanë dhënë shpjegimet e veta. Siç thuhet në përgjigje, përzgjedhja e kompanisë së tyre fituese në këtë tender është plotësisht e përgjegjshme dhe në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik.

“Kutia Press SH.P.K. ka dorëzuar formularin për hapjen e biznesit më datë 10 shkurt 2025, dhe regjistrimi zyrtar është finalizuar më 14 shkurt 2025. Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, nuk ka asnjë dispozitë që ndalon bizneset e reja të aplikojnë për tenderë publikë, për sa kohë që ato plotësojnë kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit“.

Ata thonë se kanë aplikuar si grup i operatorëve ekonomikë, me Agon Halili B.I., i cili ka ofruar referenca të ngjashme që plotësojnë kriteri se “operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses shërbime të ngjashme, në 3 (tre) vitet e fundit”.

“Në lidhje me kërkesën që “Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses shërbime të ngjashme, në 3 (tre) vitet e fundit, në vlerë minimale prej 60,000.00 €”, kemi aplikuar si grup i operatorëve ekonomikë, ku Agon Halili B.I. ka ofruar referenca të ngjashme që plotësojnë këtë kriter. Ligji për Prokurimin Publik lejon që, në raste të aplikimeve si konsorcium, të merren parasysh kapacitetet dhe përvojat e secilit anëtar të grupit. Neni 66 i Ligjit Nr. 04/L-042 përcakton se një kërkesë për pjesëmarrje ose një tender mund të paraqitet nga një grup operatorësh ekonomikë, dhe se të gjithë anëtarët e tillë janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht ndaj autoritetit kontraktues për përmbushjen e kontratës”.

Një përgjigje e kanë pasur edhe për numrin e njëjtë që shfaqet te të dy kompanitë, ani pse pronari figuron tjetër.

“Sa i përket faktit që Kutia Press SH.P.K. dhe Agon Halili B.I. kanë të njëjtin numër kontaktues në ARBK, kjo mund të jetë rezultat i përdorimit të një zyre të përbashkët ose marrëveshjeve të tjera operative mes palëve. Megjithatë, kjo nuk ndikon në ligjshmërinë ose vlefshmërinë e aplikimit tonë si grup operatorësh ekonomikë”, kanë thënë nga Kutia Press për Insajderin.

Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje edhe te komuna e Ferizajt, për të marrë ndonjë shpjegim, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë