Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka theksuar se LDK nuk vendos vija të kuqe ndaj partive të tjera, por mbetet e përkushtuar ndaj synimit për të udhëhequr qeverinë, me qëllim të realizimit të programit të saj politik.
“Nuk kemi diskurs të vijave të kuqa. Ne nuk kemi bllokada për partitë tjera. Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk bëjmë koalicion me partitë e tjera. Kemi thënë ne synojmë udhëheqjen e qeverisë për shkaqe implementimi të programit tonë, dhe për qeveri stabile që e bën këtë të bëshme.” – tha ajo në “Rubikon”.
Kica-Xhelili tha se LDK nuk ka vendosur kurrë bllokada për bashkëpunim me subjektet tjera politike, përveç distancës së theksuar ndaj Vetëvendosjes.
“Përveç hendekun me VV…ne kemi theksuar që qëndrim tjetër është që LDK të udhëheq qeverinë. Kjo nuk është protagonizëm, dhe kjo është besim i thellë anëtarësisë tonë që vetëm përmes udhëheqjes së qeverisë nga LDK mund të shtyhet para programi jonë.”