Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka u gjet saktësisht në veturën me të cilën po udhëtonin katër “pelegrinët” serbë të arrestuar në Gjakovë?

09/04/2025 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një veturë me targa të Kragujevcit ishte ndaluar nga Policia e Kosovës më 05.04.2025 në Gjakovë. Në të gjendeshin katër shtetas të Serbisë.

Një sëpatë, një thikë me këllëf, një thikë sharrë, ishin gjetur brenda veturës, e cila ishte në emër të Branko Rakiqit.
Bashkë me Rakiqin në veturë ishin edhe një inspektor i Policisë serbe, Pavle Kragoviq, si dhe dy persona të tjerë, Millovan Steviq dhe Nemanja Vamoviq.

Vetura ishte ndaluar rreth orës 18:30 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë nën dyshimin se kishte tejkaluar shpejtësinë në një zonë me kufizim shpejtësie ndërsa vetura ishte kontrolluar në mënyrë të detajuar nga zyrtarët policorë.

E pasi u gjetën edhe pajisjet që nga Policia e Kosovës u konsideruan si armë të ftofta, katër të dyshuarit u arrestuan ndërsa prokurorja Venera Shala në Gjakovë kishte kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve, konkretisht atë të paraburgimit.

KALLXO.com ka raportuar se Gjykata e Gjakovës, konkretisht ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër serbëve të arrestuar. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena.

Gjatë ditës së sotme (08.04.2025), për KALLXO.com ka folur avokati i njërit nga të dyshuarit, Teki Bokshi.

Ai ka arritur që të gjejë një fotografi të një seti pajisjesh e cila përdoret për kamping e që është gjetur brenda veturës së ndaluar nga Policia në Gjakovë.

Vetura ‘Toyota’ ishte kontrolluar në detaje nga zyrtarët policorë ndërsa ishte gjetur edhe një fotografi e ngjitur ‘sticer’ brenda një dollapi në pjesën para të veturës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga dosja për të dyshuarit.

Avokati Teki Bokshi thotë se armët që u gjetën brenda veturës janë pajisje kampingu, të cilat njëri nga katër serbët i kishte në veturë.

Dy nga katër serbët e arrestuar në Gjakovë e pranuan se punojnë në institucionet serbe të sigurisë, çka deklaruan tjetër në Gjykatë?

Dy nga katër serbët të cilët u arrestuan më 05.04.2025 në Gjakovë pasi në veturën me të cilën po lëviznin Policia e Kosovës gjeti armë të ftohta, e pranuan se punojnë në institucionet e sigurisë në Serbi.

Pavle Kragoviq në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë që u mbajt më 07.04.2025 tha se punon si inspektor në Polici në Kragujevc të Serbisë.

Kurse, Millovan Steviq deklaroi se është i angazhuar si doktor stomatolog në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd.

Ndërkaq, i pandehuri tjetër, Branko Rakiq, deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe jeton në Leposaviq, teksa ka dy shtetësi, të Kosovës dhe atë serbe.

Nemanja Vamoviq tha se është inxhinier i pylltarisë dhe jeton në Novi Sad.

Ndaj katër këtyre shtetasve serbë, të cilit ishin paraqitur si “pelegrinë”, Prokuroria e Gjakovës kërkoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, masë kjo e aprovuar nga Gjykata e Gjakovës.

Prokurorja e rastit, Venera Shala, tha se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë shkelur Ligjin për armët.

“Të pandehurit në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për armët posedojnë armë të ftohta, një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë në atë mënyrë që pas ndalimit nga ana e zyrtarit policor për shkak se të njëjtit me automjetin “Toyota” me targa serbe i cili drejtohej nga i pandehur Branko Rakiq. Pasi ngasësi i veturës gjatë procedimit të rregullt është pyetur nga zyrtarët policorë se a posedon diçka ilegale në veturë, i njëjti ishte përgjigjur se nuk ka diçka të jashtëligjshme me vete, ku edhe kishte shprehur dëshirën për kontroll të veturës dhe pas një kontrolle të veturës nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur mjetet e mprehta të cekura me lartë, ku të njëjtat të pandehurit i kanë mbajtur gjatë vizitës në mënyrë të organizuar në disa nga manastiret ortodokse në Republikën e Kosovës” – tha Shala.

Prokurorja Shala tha se ekziston rreziku që katër të arrestuarit të largohen nga Kosova meqë kanë shtetësi të Serbisë.

“Duke pasur parasysh rrezikun potencial që të njëjtit të arratisen dhe t’i shmangen organeve të drejtësisë duke pasur parasysh se të njëjtit kanë nënshtetësi serbe dhe bazuar në dënueshmërinë e veprës me të cilën ngarkohen mund të largohen nga Republika e Kosovës dhe të jenë të paarritshëm” – shtoi Venera Shala gjatë seancës dëgjimore më 07.04.2025.

Kërkesa për caktim të masës së paraburgimit u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të të pandehurve.

Hasan Hoti, i cili është avokat i Branko Rakiqit, vozitësit të veturës e cila u ndalua nga Policia në Gjakovë, tha se është i gabueshëm qëndrimi i Prokurorisë se kemi të bëjmë me armë të ftohta.

“Nuk është kontestuese se këto mjete që janë gjetur janë mjete të punës për të cilat edhe i mbrojturi im e thot se i ka përdorur në shtëpi. Është krejtësisht e gabueshme qëndrimi juridik i Prokurorisë se këto mjete hynë në mjete të rrezikshme, armë të ftohta”- tha Hasan Hoti, avokat i Branko Rakiqit.

Vetë Rakiq tha se nga Policia e Kosovës ishte ndaluar për tejkalim të shpejtësisë dhe nuk e dinte se “mjetet e punës” siç tha ai, janë ilegale.

“Policia me ndaloi sepse e kisha tejkaluar shpejtësinë. Kur me kanë pyetur nëse kam diçka ilegale në veturë, kam thënë jo, mund të kontrolloni sepse nuk e kam ditur që ato mjete pune janë ilegale” – tha Branko Rakiq gjatë seancës dëgjimore.

Kurse i dyshuari tjetër, Nemanja Vamoviq, deklaroi se nuk e ka ditur se çfarë ka në bagazhin e veturës me të cilën po udhëtonte si pasagjer.

“Ai automjet nuk është në pronësi timen. Unë nuk e kam vozitur dhe nuk e kam ditur se çfarë ka në bagazh. Gjatë kontrollit nuk kam parë që është gjetur diçka. Mjetet i kam parë rreth orës 22:00-23:00 në stacion” – shtoi Vamoviq.

Edhe Pavle Kragoviq tha se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte në veturë.

“Dëshiroj të theksoj se në asnjë moment edhe gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve policorë e as më vonë nuk i kam vërejtur e as parë këto mjete. Një sëpatë të vogël dhe një sharrë e vogël me janë prezantuar në stacionin policor” – tha Pavle Kragoviq.

Ndërsa, i dyshuari Millovan Steviq tha se gati çdo vit në të njëjtën kohë është këtu.

“Unë jam gati çdo vjet në kohën e njëjtë këtu. Nëse jam shëndosh do të jem edhe në vitin tjetër sepse vij për festë. Unë nuk e kam ditur çfarë ka në bagazh. Dhe për dallim prej të tjerëve nuk i kam parë as më vonë” – tha ai.

Avokati i Steviqit, Amer Alija, deklaroi se nuk ka asnjë provë që dëshmon se të dyshuarit kanë pasur qellim apo tentim t’i përdorin armët tashmë të konfiskuara.

“Në rastin konkret, siç shihet në fotografi, bëhet fjalë për një sharrë të vogël dore rreth 20 centimetra, një thikë kuzhine dhe një sëpatë të vogël rreth 25 centimetra. Këto mjete në vetvete nuk përbejnë armë nëse nuk janë përdorur në rrethana të ndaluara me ligj apo në mënyrë të dhunshme. Në këtë rast nuk ka asnjë provë që të dyshuarit kanë pasur qëllim apo tentim për përdorim të tyre për sulm”.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës më 06.04.2025 ka diskutuar lidhur me arrestimin e katër serbëve, që sipas Qeverisë së Kosovës, njëri prej tyre është toger i Policisë së Serbisë dhe njëri kapiten i Ushtrisë së Serbisë.

“Më 1 prill [2025] pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”- u theksua në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurse, më 06.04.2025, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me anë të një operacioni të përbashkët të organeve të sigurisë, më 05 dhe 06.04.2025, janë ndaluar 16 persona, në katër automjete me targa të Kragujevcit.

Derisa, për katër prej tyre tha se janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sveçla bëri të ditur se sipas të dhënave fillestare dyshohet se këto grupe “kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”.

“Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48-orëshe”- shtoi më tej Sveçla më 06.04.2025.

Teksa për katër personat e arrestuar në Gjakovë më 05.04.2025, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, 10 nga 12 pelegrinët e arrestuar në Prizren janë liruar me procedurë të rregullt, kurse dy prej tyre vazhdojnë të jenë në ndalim.

Në anën tjetër, Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se pas ndalimit për 48 orë, janë liruar në procedurë të rregullt dy persona nga grupi i shtetasve serbë, që ishin arrestuar në Prizren më 05 dhe 06.04.2025 teksa ishin paraqitur si “pelegrinë”.

Në një përgjigje për KALLXO.com nga Prokuroria kanë njoftuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.

“Lidhur me rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit. Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedure”- ka njoftuar Prokuroria.

Tutje thuhet se prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera hetimore, duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve.

“Prokuroria mbetet e përkushtuar të veprojë me përgjegjësi të lartë, duke respektuar të drejtat e palëve dhe duke siguruar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe objective”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO.com.

Dy të pandehurit bënin pjesë në grupin prej 12 personave të cilët ishin ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë.

E për këtë reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se në mesin e tyre kishte persona aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

“Të arrestuarit në Gjakovë e Prizren kishin lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë. Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm”– tha ministrja në detyrë Albulena Haxhiu.

Tutje ministrja e Drejtësisë tha se është shqetësuese “lehtësia e lirimit të këtyre personave”.

“Është vërtetë shqetësuese lehtësia e lirimit të këtyre personave dhe hudhja poshtë e aksioneve policore dhe institucioneve tjera të sigurisë të cilët kapën me fakte e dëshmi këto dy grupe. Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?! Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”- tha mes tjerash ministrja Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera
Kryesore

Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera

30/10/2025 - 22:32
Arian Tahiri: Mitrovica do të ofrojë mbështetje për bizneset
Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica do të ofrojë mbështetje për bizneset

30/10/2025 - 21:10
Ruzhdi Shehu: Në Junik, po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar
Lajme

Ruzhdi Shehu: Në Junik, po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar

30/10/2025 - 21:04
Ferit Idrizi: Pas debatit u kërcënova nga Sylejman Meholli, rastin e kam raportuar në polici
Lajme

“Doli duke sharë”, Idrizi tregon se si u kërcënua nga rivali i Vetëvendosjes

30/10/2025 - 20:46
Presidenca shkruan për takimin e nesërm të Osmanit me liderët e partive
Kryesore

Presidenca shkruan për takimin e nesërm të Osmanit me liderët e partive

30/10/2025 - 20:20
Gërvalla: Arma s’është mjet për festë, as nuk simbolizon gëzim, është e rrezikshme e sjell hidhërim
Lajme

Gërvalla: Masat ndaj Kosovës dhuratë e Lajçak dhe Borell, janë bërë përmes një e- maili

30/10/2025 - 20:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    266 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 67
  • “Po përzihet Drenasi”: Lladrovci ‘ultimatum’ Krasniqit, po planifikon parti të re për zgjedhje nacionale

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Presidentja Osmani fton në takim krerët e partive politike

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    369 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 92
  • Arsenal armësh nga Kosova në Tiranë, furgoni ishte kamufluar si mjet për mirëmbajtjen e rrugëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë