Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

8 punëtorë të vdekur në 3 muaj, Sindikata: I kemi çuar duart nga institucionet, s’e bëjnë as punën më të vogël

09/04/2025 - 10:02
në Kryesore, Lajme
A A
8 punëtorë të vdekur në 3 muaj, Sindikata: I kemi çuar duart nga institucionet, s’e bëjnë as punën më të vogël
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Humbja e jetës së një punëtori nga shembja e dheut gjatë punës në ndërtimtari në Prishtinë risolli në vëmendje problemin e sigurisë në punë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi shpreh shqetësim për rritjen e rasteve të vdekjes në vendin e punës, duke vënë në dukje se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar tetë viktima.

“Është rast i rëndë kur në një vend të punës që vdes punëtori për një neglizhencë shumë të vogël. Ka mundur të vijë deri tek evitimi i kësaj. Ka qenë punëtori duke bërë izolimin, ka rrëshqitur dheu dhe fatkeqësisht njëri punëtor vdiq, ndërsa është duke marrë trajtim mjekësor. Të gjitha rastet i marrim me një shqetësim shumë më të madh, por për të ndryshuar gjendjen nuk mjafton vetëm sindikata, por edhe inspektorati dhe pronarët e kompanive duhet të jenë ata që duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai.

Azemi tha se 95 për qind të punëtorëve janë pa pajisje mbrojtëse dhe se nuk ka mbështetje financiare për familjet e viktimave, duke shtuar se sindikata po merr iniciativë private për të ndihmuar këto familje.

“Rast i rëndë kur i kam vizituar, por rast i rëndë është që kjo familje që ka humbur ky punëtor ka mbetur me një pension dhe nuk ka asnjë financim. Më e rënda është ajo që po na ndodhin rastet në familjet që janë me gjendje të rëndë sociale dhe ne si institucione nuk jemi të gatshme që së paku të kemi një mbështetje financiare për një periudhë të gjatë. Në momentin kur vdes punëtori ka vdekur me çdo gjë”.

“Nuk po e kryejnë punën siç duhet, sepse këta punëtor kanë qenë në ditë vikendi. Në vend që të pushojnë këtyre u është imponuar të punojnë edhe ditëve të uikendit. Është normale që nuk po e kryejnë detyrën Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ka raste të vdekjeve që i devijojnë me qëllim që të përfitojnë pronarët e kompanive. Çdo kompani që ka mbi 25 punëtorë është e obligueshme që ta ketë personin e certifikuar lidhur me rrezikshmërinë në punë. Po të kishim shtet këta persona do të jepnin llogari dhe përgjegjësi”, tha Azemi.

Ai tha se më e rënda është që nuk kanë një aktivitet të pronarëve dhe kompanive që të përmirësojnë kushtet e punës.

“Më e rënda që ky vit ka filluar një vit i rëndë vetëm në tre mujorin e parë kemi tetë raste të vdekjes në vendin e tyre të punës, që nuk ka ndodhur që nga vitit 2000 e tutje dhe më e rënda që ne nuk kemi një aktivitet të pronarëve dhe kompanive që të përmirësojnë kushtet e punës, 95 për qind të punëtorëve janë pa pajisje të rrezikshmërinë, inspektorët kalojën pranë tyre dhe asnjëherë nuk e japin atë për ata për çka paguhet”, tha ai për EO.

Azemi shtoi se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar këto tragjedi dhe se sindikata ka marrë iniciativën private për të ndihmuar familjet e viktimave.

“I kemi çuar duart nga institucionet tona, nuk po e bëjnë punën, as më të voglën”, përfundoi kryetari i Sindikatës së sektorit privat.

JU REKOMANDOJMË

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë
07/04/2026 - 11:39

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar...

Më shumëDetails

“Sjam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin”, Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut, për qeveri të tranzicionit
07/04/2026 - 11:34

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura
07/04/2026 - 11:05

Ka nisur mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes
07/04/2026 - 10:48

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është pritur me lule sot nga stafi i Presidencës në marrjen e kësaj përgjegjësie të re. “Ju uroj shëndet e punë...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
07/04/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se sot një litër naftë mund të shitet maksimumi për 1.88 euro, derisa benzina 1.46 euro. Derisa sipas MINTI-it...

Më shumëDetails

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë
07/04/2026 - 10:06

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para pak minutash me disa dosje në dorë është parë duke hyrë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë. LDK kishte njoftuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë