Lëvizja Vetëvendosje, dega në Vushtrri, ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor në pikën e saj në Akrashticë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetar i kësaj pike është zgjedhur Sylejman Meholli, i cili mban pozitën e koordinatorit të Vetëvendosjes në Vushtrri.
Meholli ka qenë drejtor i Shëndetësisë kurse tani mban pozitën e asamblistit në komunën e Vushtrrisë.
Meholli ka falënderuar bashkëvendasit e tij për mbështetjen.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT VENDAS ❤
Sot Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Akrashticë ka mbajtur Kuvendin e vet zgjedhor duke më besuar poziten e kryetarit të pikës në mënyrë unanime.
Edhe një herë sot u konfirmua se janë të pakta pikat dhe organizimet në nivel Republike që mund të garojnë me organizimin tonë. Thjeshtë krahasohemi vetem me vitet paraprake.
Urime Kryesisë se re dhe të gjithë të zgjedhurëve. Na priftë e mbara!
Vendas të dashur Ju Duaaa Shumë “Ju kurr nuk do të ecni vetëm” ❤🙌❤
Me respekt e dashni nga zemra i juaji,
Dr. Sylejman Meholli 🙋♂️





















