Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje direkte nëse trupat evropiane futen në Odesa

09/04/2025 - 17:12
në Lajme
A A
Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje direkte nëse trupat evropiane futen në Odesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Shkak është bërë pretendimi i Volodymyr Zelenskit për praninë e ushtarëve kinez në territorin e Ukrainës. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse.

Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. Ai publikoi gjithashtu një video që dyshohet se tregon një nga të burgosurit kinezë. Sipas kreut të shtetit ukrainas, Kievi ka informacione se “shumë më shumë qytetarë kinezë” po luftojnë në radhët e ushtrisë ruse,

“Janë tre dokumente, edhe pasaportat e tyre, apo edhe kartat e kreditit. Ata janë shtetas nga Kina. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm. Mendoj se Shtetet e Bashkuara nevojiten ti kushtojnë më shumë vëmendje se çfarë po ndodh sot, dhe presim që Kina të mos jetë ndonjë vend tjetër që mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës. Nga ana e Rusisë, ky është nj tjetër ushtar pas atyre nga Irani dhe Koreja e Veriut”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Nuk ka asnjë bazë për këtë pretendim, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në Pekin. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur dhe të mos marrin pjesë në veprimet ushtarake nga asnjëra palë, tha ai. Republika Popullore deklarohet zyrtarisht neutrale në luftë. Ajo ka propozuar tashmë plane për negociatat e paqes. Megjithatë, Pekini ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë – komentuesit e shohin këtë si mbështetje indirekte për Moskën, shkruan A2 CNN, transmeton Insajderi.

Sakaq, Rusia ka ngritur alarmin e një plani për zbarkimin e trupave franko-britanike në portin e Odesës. “Çdo prani” e trupave të NATO-s në Ukrainë, “pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën”. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për mediat. Zakharova kujtoi se më 3-4 prill në Kiev u zhvillua një takim i shefave të shtabit të Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe Francës, tha Zakharova, duke shtuar se fakti që asnjë vendim nuk u mor në atë kohë kishte acaruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky . (A2 Televizion)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë