Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dedaj: Nuk duhet asnjë subjekt politik t’ia mundësoj Kurtit edhe një mandat – Kosovës nuk i duhet një kryeministër antiamerikan

09/04/2025 - 21:41
në Lajme
A A
Dedaj: Nuk duhet asnjë subjekt politik t’ia mundësoj Kurtit edhe një mandat – Kosovës nuk i duhet një kryeministër antiamerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti, për një takim para formimit të Qeverisë.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca tha se presin që ta formojnë qeverinë me koalicion, ndërsa që Albulena Haxhiu tha se nëse nuk e formojnë qeverinë, do të shkojnë në zgjedhje të reja.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili thotë se Kurti dhe LVV e kanë dështuar shtetin e Kosovës, ku shton se nuk duhet asnjë subjekt politik opozitar t’ia mundësoj Kurtit edhe një mandat.

“Mendimi im personal është se Albin Kurti dhe LVV e kan dështuar shtetin e Kosovës,e kanë dëmtuar partneritetin Euroatlantik, e kan varfëruar dhe gjunjëzuar Kosoven dhe se nuk do duhej asnjë subjekt politik opozitar te ia mundësoj Kurtit udhëheqjen dhe demolimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës.Nese ai për dy mandate Kosovës i ka shkaktuar vetem dëme, pse duhet ai të kërkoj një mandat të tretë dhe pse duhet paryitë opozitare ta ndihmojne tutje agonine dhe falimentimin e shetit të Kosovës”, tha ai.

Dedaj thotë se Kosovës nuk i duhet një kryeministër antiamerikan dhe antievropian, i cili i ka dëmtuar raportet jo vetëm ato ndërkombëtare por edhe ato me vendet fqinje.

“Kosovës nuk i duhet një kryeminister antiamerikan e antieuropian, një populist dhe një nihilist egocentrik me mentalitet dhe doktrinë politike staliniste, i cili i ka dëmtuar raportet jo vetem ato nderkombëtare,por edhe ato brenda Kosoves, me Shqipërinë,me RMV dhe te gjitha vendet fqinje. Në këto rrethana gjeopolitike dhe zhvillime dramatike ne botë më së paku Kosova ka nevojë për një kryeminister i cili është konfliktuoz, që nuk njeh Kushtetuten dhe Prokurorinë e Kosovës dhe ai duhet ose të jap dorëheqje ose të ndëshkohet me mos dhenjen e besimit dhe votës opozitare!”, tha ai.

Ndër të tjera ai thekson se Kurti në emer të shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës, po e rrezikon sovranitetin e plotë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës.

“Kurti gjoja në emër të shtrirjes së sovranitetit fiktiv në Veri të Kosovës, po e rrezikon sovranitetin e plotë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Dhe dyshohet se një gjë të tillë edhe mund ta bejë në koordinim me autoritetet zyrtare të Serbisê, derisa nuk është koordinuar me SHBA,BE dhe NATO-n!”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë