Njohësja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi, foli në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Maliqi tha se nuk beson se subjektet e mëdha politike në vend do të pranojnë ti bashkohen Kurtit në qeverisje.
“E pashë diskursin e Galuk Konjufcës. Realisht Konjufca ka një mentalitet tjetër, ka një mendësi tjetër, nuk e ka diskursin e njëjtë çfarë ka patur shefi i i tij por fatkeqësisht kur Kurti iu ka thënë këtyre ‘hajvan’ nuk është se e ka ul kryet por në njëfare forme është pajtu me atë që ka thënë Kurti.Mirëpo në situatën që jemi unë nuk mendoj se partitë e mëdha do të pranojnë t’i shkojnë Kurtit në Qeveri siç është PDK dhe LDK ndërkaq AAK pothuajse ka pas një qëndrim koherent, se në asnjë mënyrë nuk shkon në Qeveri me Albin Kurtin” tha Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.