Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati kosovar: Prapa procesit në Gjykatën Speciale të Hagës qëndron Serbia

10/04/2025 - 19:31
në Lajme
A A
Avokati kosovar: Prapa procesit në Gjykatën Speciale të Hagës qëndron Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2023, një i intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka paraqitur një ankesë në zyrën e Ombudspersonit të Dhomave të Specializuara për një rast që ndodhi gjatë një intervistimi me një zyrtar të prokurorisë.

Ai është ankuar për përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija” – term i përdorur nga Serbia – nga ana e zyrtarit të Prokurorisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pranuar se përdorimi i këtij termi ka qenë një gabim dhe ka theksuar se ai nuk është pjesë e praktikës standarde të Prokurorisë. Pas kësaj, Zyra ka konfirmuar se masat do të merren për të siguruar që ky gabim të mos përsëritet në të ardhmen.

Megjithatë, Ombudspersoni ka refuzuar ankesën, duke e konsideruar se nuk kishte shkelje të të drejtave të njeriut.

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar këtë rast duke shprehur dyshime të thella mbi objektivitetin e procesit gjyqësor, raporton Dukagjini.

Ai ka theksuar se ky incident shpërfaq lidhjet e ngushta mes autoriteteve serbe dhe ZPS-së.

“E para, unë e kam përshtypjen që nuk është e rastësishme. Natyrisht është e papranueshme, është denigrim i Republikës së Kosovës. Por, ajo çka shpërfaq janë dy elemente në bindjen time jashtëzakonisht të rëndësishme. E para: e shpërfaq atë se prapa këtij procesi të komprometuar qëndron këmbë e krye Serbia. Ne kemi pas jo pak raste kur prokuror e kryeprokuror serbë e kanë thënë se prapa këtij procesi qëndrojnë ata. E kjo po e dëshmon katërcipërisht këtë gjë.

E po ashtu shpërfaqë elementin tjetër: faktin që e ka konfirmuar si një shkelje, avokati i Popullit që funksion në kuadër të kësaj gjykate dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. Kjo e vë në dyshim objektivitetin e trajtimit edhe të kësaj çështje por edhe të tërë procesit. Për faktin se siç dihet në kuadër të komplet Dhomave të Specializuara funksionin i gjithë aparati, filluar nga gjykata e dhomës së parë deri te gjykata supreme e Kushtetueses. Po ashtu edhe institucioni i avokatit të Popullit. Kjo shpërfaq një çështje serioz, përmes këtyre veprime po dëshmohen se këto dhoma nuk janë mjaftueshëm objektive në trajtimin e çështjes për të cilën janë të mandatuar. Vlerësoj se kjo duhet me qenë një alarm për institucionet, që në mënyrë të koordinuar më të gjithë akterët që gradualisht të shndërrohet në një mekanizim që vendoset drejtësi. Po shpërfaqet se këtij procesi qëndron autoritet serbe dhe e dëshmon mungesën e profesionalizmit”, ka thënë Bajraktari.

International IQ Test: Start the Test
IQ International
Go To Quiz
by Taboola
Po ashtu, Xhevdet Qeriqi, përfaqësues i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, e ka komentuar përdorimin e termit, duke thënë se përdorimi i këtij termi nuk ka qenë një rastësi, por një shenjë e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve të ZPS-së dhe Serbisë.

“Çdo ditë e më shumë po shpërfaqet kjo prokurori dhe po dëshmohet ajo çka e kemi thënë ne se këta po bashkëpunojnë afër. Dhe çdo veprim që e ndërmarrin e marrin në koordinim me organet e Serbisë. Pra edhe kjo gjuha që e ka përdor, ta kujton atë kohën e kasapit të Ballkanit, i cili e ka përdoru ndaj nesh si ‘Kosova e Metohija’. Të jep me kujtu se kjo nuk është përdor rastësisht kjo gjuhë. Është një bashkëpunim i ngushtë. Dhe nuk iu ka mjaftu mos me përdor asnjë emblemë, asnjë logo të shteti të Kosovës. Me mbledh prova prej shteti kriminal, janë të gjitha ato përpjekjet e tyre me njollos me fabrikime, me dëshmi të rrejshme, luftën e UÇK-së”, ka thënë Qeriqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë