Organizata “Shqiptaria” me rastin e ditëlindjen së heroit Gjergj Kastriot Skenderbeu do të organizoj Gala Koncert madhështor në Prishtinë.
Në këtë koncert me 6 maj do të marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë, raporton Veriu.info.
Njoftimi:
Njoftim Publik
Korporata “Kryezu” në bashkëpunim me Organizatën “Shqiptaria” kanë kënaqësinë të njoftojnë se më 6 maj 2025, në Prishtinë, do të organizohet një Gala Koncert madhështor me rastin e ditëlindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ky koncert përkujtimor do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme kulturore dhe artistike, ku do të marrin pjesë yje të estradës shqiptare, grupe folklorike, si dhe artistë të muzikës moderne nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë.
Me këtë organizim, synojmë të nderojmë figurën e Kryeheroit tonë kombëtar dhe të bashkojmë përmes artit të gjitha trojet shqiptare në një festë të madhe uniteti, krenarie dhe trashëgimie.
Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë e këtij momenti historik dhe kulturor!












