Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: Albin Kurti nuk është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në!

12/04/2025 - 09:46
në Lajme
A A
Xhavit Haliti: Edhe në Qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion e afera, por as tash s’ka dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, disa ditë më parë i ka dërguar një letër për takim për konsultime paraprake për formimin e Qeverisë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së i tha jo kategorikisht një takimi të tillë.

Por nëse një ftesë e tillë i dërgohet edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), si duhet të veprojnë tutje?

Në lidhje me këtë çështje ka folur zyrtari i lartë i PDK-së njëherësh ish-deputeti i këtij subjekti politik, Xhavit Haliti.

Haliti tha se është vështirë të dilet në një përfundim se si duhet vepruar por thekson se paraprakisht duhet të analizohen interesat e Kosovës e pastaj ato të PDK-së.

Çështje të tjera sipas Halitit janë edhe zotimi i PDK-së se ‘nuk bëjnë marrëveshje me asnjë parti pa e pas të garantuar postin e Kryeministrit’ dhe programi zbatues në një marrëveshje eventuale që mund të bëhet.

“Është e vështirë me u deklaru dhe me ia qëllua se çfarë duhet bërë,  të mbajë qëndrimin e deklaruar gjatë fushatës apo ta ulë pjacen. Paraprakisht duhet analizuar interesat e Kosovës e pastaj ato të PDK-së. Por është një situatë me shumë të panjohura, publikisht kemi qëndrimin e PDK-së, por s’kemi asnjë deklarim të Kurtit, i cili pas përfundimit të zgjedhjeve na quajti “Hajvanë” (kafshë), deklaratë e cila iritoj gjithë opoziten”

“Çështja e dytë është zotimi i PDK, se ‘PDK, nuk bënë marrëveshje me asnjë parti pa e pas të garantuar postin e Kryeministrit’ çështja e tretë është se në një marrëveshtje eventuale a do të miratohet program zbatues i obligueshëm për të dyja palët, siç janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit, zbatimi i marrëveshjev me BE-në lidhur me dialogun, politika e jashtme, politika e brendshme, politikat fiskale , zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, sigurimet shëndetësore, energjitika, liberalizimi i investimeve, paga minimale etj. Apo do bisedohet vetëm për ndarjet e ministrive” deklaroi Haliti.

Por sipas Halitit, kryetari i VV-së Albin Kurti, më së paku është i interesuar për një koalicion me PDK-në.

Ai thotë se interesi prioritar i tij është LDK, dhe pastaj NISMA.

“Mendoj që Albini më së pakti është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në. Interesi prioritar i tij është LDK, dhe pastaj NISMA. Prandaj po hesht, sepse në pyetje është edhe zgjedhja e Presidentit dhe pa marrëveshje me njërën nga partitë e mëdha vendi mund të shkoj në zgjedhje,  nëse jo gjatë proçesit të formimit të qeverisë atëherë momenti kur zgjedhet Presidenti, mund të jetë kritik, nëse partitë e mëdha opozitare sdo marrin pjesë në seancen kur bëhet votimi” deklaroi Haliti në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë