Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-në e godet edhe një presion tjetër i (mos)numrave: PDK e LDK ‘e tutin’ që s’ia votojnë Kryetarin e Kuvendit

13/04/2025 - 14:35
në Kryesore, Lajme
A A
VV-në e godet edhe një presion tjetër i (mos)numrave: PDK e LDK ‘e tutin’ që s’ia votojnë Kryetarin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numra – sot për sot – nuk kanë.

Glauk Konjufca e Mimoza Kusari-Lila e pranuan pas rreth dy muajsh që mozaikut të formimit të qeverisë i mungojnë së paku edhe dy tri copëza, i.e deputetë.

Tre votat e NISMA-s që supozoheshin të mbyllnin hallin e madh të Vetëvendosjes për të ndërtuar qeverinë, tashmë del se s’po kryejnë punë.

Kjo pasi plusi i atyre tre votave të NISMA-s është kundërpeshuar nga një minus-tre-vota te pakicat jo serbe.

Një makth tjetër tjetër i (mos)numrave megjithatë ka dalë në sipërfaqe.

PDK ka thënë se “vendosin të hënën” nëse ia votojnë ose jo partisë së parë Kryetarin e Kuvendit – pozitë kjo që u takon kushtetshmërisht të rrjedhë nga radhët e veta.

Por, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gazetarëve u tha se “pse?” – në formë të “Jo”-së – po u doka që partia e vet t’i votojë Vetëvendosjes kryeparlamentar.

“Pse me ja dhanë votat e PDK-së? Pse duhet ne t’jua votojmë kryetarin? Nuk e kemi votuar as në të kaluarën”, tha Memli Krasniqi.

Se çka vendos, Krasniqi tha se vendos vet, sepse “unë jam kryetar”.

“Kryetari nuk është telashe për t’i bërë 61 vota/ Unë veç shpresoj që do të këtë respektim së pari të vullnetit qytetar, të votës së qytetarit, Kushtetutës së Kosovës.

Të martën partia e parë ta propozojë kryetarin e Kuvendit, kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk ka asnjë telashe për t’u bërë 61 vota”, tha ai.

Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, referuar (mos)numrave të Vetëvendosjes, tha se dikush që nuk i ka 61 vota “as që duhet” të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për veti s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Minimalisht duhet t’i ketë 61 vota e më pas shihemi për gjëra të tjera”, tha ai.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndryshe nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk janë deklaruar se do të ulen e marrin vendim për çështjen e Kryetarit të Kuvendit.

Por, Abdixhiku në shkrimin ku ia refuzoi ftesën Albin Kurtit “për takim konsultativ për formimin e Qeverisë së re” tha se si LDK nuk do ta pengojnë formimin e Kuvendit të Kosovës.

“LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, shkroi Abdixhiku.

Në anën tjetër, Vetëvendosje as nuk ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për Kryetar të Kuvendit, ndërsa disa deputetë të saj kanë thënë se do të jetë Glauk Konjufca.

Në anën tjetër, është raportuar (dhe mohuar asnjëherë) që Fatmir Limaj i NISMA-s ka kërkuar pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës si këmbim të votës së tij për një qeveri të Vetëvendosjes.

JU REKOMANDOJMË

Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të
Kryesore

Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të

27/12/2025 - 22:50
Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës
Lajme

Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës

27/12/2025 - 22:32
Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
Lajme

Syla: Nesër me u vesh mirë, me u la, me dalë me votu – mos t’ia lajmë njerëzve që janë turistë për 12 ditë me zgjedhë kryeministrin

27/12/2025 - 22:21
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

“Qytetarët të mendojnë mirë për votën”, Haxhiu: Nëse janë të bindur që kjo votë është e duhur, le të na kursejnë prej vuajtjeve….

27/12/2025 - 22:09
Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti
Kryesore

Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti

27/12/2025 - 21:51
“Kam frikë që tensionet do vazhdojnë, që dallimet në përqindje nuk do të jenë aq të mëdha”,  Dukagjin Gorani
Lajme

“Kam frikë që tensionet do vazhdojnë, që dallimet në përqindje nuk do të jenë aq të mëdha”, Dukagjin Gorani

27/12/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë