Dhuna në familje nuk ndalet, madje shpesh vazhdon edhe pas ndarjes ligjore të partnerëve. Një rast i tillë është raportuar të shtunën në Vushtrri, ku një grua është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari, të shtunën, e ka ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe ka tentuar t’ia marrë fëmijët me forcë.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, e gjithë ngjarja ka ndodh në rrugë, ndërsa në momentin kur është takuar me të, ai i ka thënë se do t’ia marrë fëmijët, rast të cilin viktima e ka lajmëruar menjëherë në Polici.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.













