Pas raportimit ekskluziv të Veriu.info se Albin Kurti e Duda Balje kanë arritur marrëveshje koalicioni, ku partia e kësaj të fundit do të marrë një ministri, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ekskluzive: Albin Kurti arrin marrëveshje me Duda Balje, SDU merr një ministri
Ai ia ka kujtuar Kurtit qysh e akuzoi për lidhje me Serbinë, e sot sipas Abdixhikut, i ka ofruar post ministror.
“Nuk mundesh edhe të akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e t’i rrezikosh deputetët minoratorë të Kosovës, e në anën tjetër t’ju ofrosh ministri? Kjo është bazike. Mesazhi im për ta është të mbajnë duart hapur”, tha ai në RTV Dukagjini.