Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja e Izmaku më 2016: Fadil, a mund të na vr@sin Vetëvendosje dhe a do të dalim gjallë nga salla?

15/04/2025 - 00:36
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetja e Izmaku më 2016: Fadil, a mund të na vr@sin Vetëvendosje dhe a do të dalim gjallë nga salla?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pak orë kanë mbetur deri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e sapozgjedhur pritet të votojnë për kandidatin e VV-së për kryeparlamentar.

Në kushtet e deritanishme, kryeparlamentari nga VV mund të zgjedhet vetëm nëse atë e votojnë edhe tre deputetët e NISMA-s, në mesin e të cilëve është edhe Xhevahire Izmaku, dikur deputete e PDK-së.

Në vitin 2016 president i Kosovës ishte zgjedhur Hashim Thaçi, zgjedhjen e të cilit asokohe e kundërshtonte Vetëvendosje. Pesë (5) vite pas këtij momentumi politik, prapaskenat e kësaj seance i kishte përshkruar deputetja e atëhershme e PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila tregonte se si ishte frikësuar se mund të vritej nga Vetëvendosje, raporton VeriuInfo.

Por tash gjërat kanë ndryshuar, dhe ajo nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim publik për një koalicion mes VV-së dhe NISMA-s, pjesë e së cilës është.

Se a ka ndryshuar apo është Vetëvendosje ose Xhevahire Izmaku, këtë ua lëmë lexuesve ta konstatojnë.

Postimi i Xhevahire Izmaku në vitin 2021:

Me shkas:
Beteja e 26 shkurtit 2016 për zgjedhjen e presidentit!

Mbrëmjen që votonim për zgjedhjen e presidentit, ishte mbush salla tym dhe kisha frikë që atë natë s’do të dilja gjallë nga salla!

Realisht e fatkeqësisht e pata vërejtë njerin nga deputet opozitar në sallë qe ishte me armë në brez e nje pjese nga ta edhe gjysëm të dehur!

Në murin e jashtëm të kuvendit, kërsitnin shishe molotovi dhe krisma që më ngjasonin në ditët e luftes!

Për cka? Se po zgjidhej president nje njeri që kishte dhënë shumë për këtë vend!
E kisha afër doktorin e nderuar Fadil Beken të cilin e pyeta: A mund të na vrasin Vetvendosje dhe a do të dalim gjallë nga salla?

Sinqerisht kisha frike për jetën time dhe telefonat tonë ishin pa bateria që ta qetsoja vajzën time qe po qante duke na pa live ne tv në ate gjendje!

Votimi zgjaste shume dhe ne ishim pa qanta pa asgje afër për shkak te sigurise! Nuk mbanim asgje me vete vec trupat tane, ne deputetët e pozitës dmth!

Fadili duke pa që kisha aq shume frike më tha: ky muri i kuvendit parasheh që as bombat mos me depertu!
U qetsova sepse deshta me besu që ashtu ishte dhe perfundoi ajo natë!

Pas disa dite Fadili me tregoi qe ate siguri ma kishte dhëne sa per t’më qetsu dhe se as ai se dinte nese kishin me depertu plumbat e opozites brenda në sallë!

Kete rrefim do ta perseris sa here qe dikush do t”ia kujtoje PDK-së si duhet vepru tani ndaj kerkesave te VV-së!
P.s (ate nate pas tensionimit te situates nje pjese e ambasadoreve nuk qendroi ne salle, bile shumica e ambasadoreve te BE-së)!

Faleminderit për vëmendjen juve që patët durimin ta lexoni deri ne fund!

JU REKOMANDOJMË

Policia me aksion në veri, gjenden armatim dhe mjete ushtarake
Lajme

Policia me aksion në veri, gjenden armatim dhe mjete ushtarake

18/09/2025 - 12:43
Smajl Latifi i AAK-së po akuzohet se i dha 20 milionë euro kontrata një kompanie, “Lika Trade”
Lajme

Smajl Latifi i AAK-së po akuzohet se i dha 20 milionë euro kontrata një kompanie, “Lika Trade”

18/09/2025 - 12:27
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim
Lajme

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim

18/09/2025 - 12:27
Edhe me Biden, edhe me Trump, SHBA konfirmon se s’ka marrëdhënie të mira me Kurtin: Partneriteti me popullin nuk braktiset
Lajme

Edhe me Biden, edhe me Trump, SHBA konfirmon se s’ka marrëdhënie të mira me Kurtin: Partneriteti me popullin nuk braktiset

18/09/2025 - 12:16
Jahjaga takon Obamën, i kërkon angazhim për forcim të raporteve Kosovë-SHBA pas pezullimit të dialogut strategjik
Lajme

Jahjaga takon Obamën, i kërkon angazhim për forcim të raporteve Kosovë-SHBA pas pezullimit të dialogut strategjik

18/09/2025 - 11:49
Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA
Lajme

Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA

18/09/2025 - 11:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë