Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka në rast se nuk zgjidhet kryeparlamentari, çfarë pritet të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit?

15/04/2025 - 08:32
në Kryesore, Lajme
A A
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën konstituive të saj. Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00.

Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 1 prill.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Në rastin e tanishëm, seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në seancën konstituive nuk do të ketë debat, por rendi i ditës do të nisë me caktimin e nga një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

Pas verifikimit të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn.

Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të domosdoshme votat e së paku 61 deputetëve.

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do të përmbyllë konstituimin e institucionit ligjvënës të Kosovës.

Qëndrimet e subjekteve politike
Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit dhe as nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por së voni e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Nga kjo parti kanë theksuar se u nevojiten edhe dy vota për të arritur numrin prej 61 votash.

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka siguruar 24 ulëse në Kuvend, kanë bërë me dije se deputetët e saj nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri gjatë seancës konstituive të Kuvendit, pa një “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 20 deputetë në Kuvend, nuk ka saktësuar se a do ta votojë të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar, por ka thënë se cilido person që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila bashkë me partneren e saj në koalicion, Nismën Socialdemokrate kanë tetë deputetë në Kuvend, kanë theksuar se “në parim, do të votojë për kryeparlamentarin e ri”, të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Subjektet politike të komuniteteve joshumicë kanë të garantuara 20 ulëse në Kuvend – 10 për partitë joserbe dhe 10 për ato serbe.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë joserbe, sipas kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, janë siguruar shtatë vota për konstituimin e Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në rast se zgjidhet kryetari i Kuvendit, do të procedohet edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve, të cilët do të jenë nga tri partitë opozitare shqiptare dhe nga një nënkryetar nga komunitetet pakicë joserbe dhe nga komuniteti serb.

Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht qëndrimeve të shprehura nga partitë opozitare, ato nuk do të duhej të bllokonin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se kjo do të sillte pasoja të tjera.

“Pavarësisht dilemave, ky hap procedural nuk duhet të bllokohet. Dështimi për të zgjedhur kryeparlamentarin do të kishte pasoja të rënda politike dhe do të rriste rrezikun për zgjedhje të reja – një skenar që mund të mos sjellë ndryshim real në përbërjen politike, por do të prodhonte paqëndrueshmëri politike për vendin”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse vendi është në rrezik që të hyjnë në një ngërç politik dhe institucional, Emini kujtoi se Kosova kishte kaluar nëpër një situatë vite më parë kur për gjashtë muaj kishte mbetur pa Qeveri, për shkak se nuk mund të votohej për kryeparlamentarin.

“Ky është një moment testimi për klasën politike – një provë për të treguar nëse është e gatshme të menaxhojë dallimet me përgjegjësi dhe në interes të vendit”, tha Emini.

Çka në rast se nuk zgjidhet kryeparlamentari?
Zgjedhje e nënkryetarëve, e cila do të përmbyllte konstituimin e Kuvendit, do të jetë e pamundur, në rast se dështon zgjedhja e kryeparlamentarit, për shkak të mosnominimit të një emri nga partia fituese ose për çfarëdo arsye tjetër.

Rregullorja e Kuvendit thekson se në rast se seanca ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sqaruan për Radion Evropa e Lirë se kufizimi prej 48 orësh për ndërprerjet e seancës konstituive ka për qëllim të garantojë vijimësi dhe funksionalitet të konstituimit të Kuvendit.

“Ky afat përbën kufizim maksimal kohor, brenda së cilit mund të ndërpritet apo pezullohet një seancë, para se e njëjta të rifillojë sërish”, thonë nga KDI.

Praktikisht, kjo nënkupton se, nëse në seancën e 15 prillit nuk konstituohet Kuvendi, atëherë ajo duhet të ndërpritet, por një e re duhet të mbahet më së largu deri të enjten në kohën e njëjtë.

Një afat i tillë, prej 48 orësh, vlen pas cilëndo ndërprerje.

Mosrespektimi i këtij afati “përbën shkelje procedurale dhe mund të përdoret si bazë për sfidim të çështjes edhe në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila potencialisht mund të kërkohet interpretim mbi zvarritjen apo bllokimin politik të konstituimit të Kuvendit”, sqarojnë nga KDI-ja.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI-ja, është edhe një skenar tjetër, kur disa deputetë të LVV-së dhe pakicave që janë pjesë e Qeverisë në detyrë nuk japin dorëheqje nga funksionet ekzekutive.

Siç shkroi Cakolli në Facebook, në një skenar të tillë, opozita do të mund të refuzonte që të votonte raportin e komisionit për vlefshmërinë e mandateve, duke kontestuar mandatet e atyre që ende janë në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk do të mund të bëhej betimi i deputetëve dhe Kuvendi s’do të mund të kalonte në faza të tjera.

“Ky është një bllokim procedural me bazë juridike, që vendos presion mbi anëtarët e kabinetit të dorëhiqen për të mundësuar konstituimin. Megjithatë, as ky skenar nuk i konvenon opozitës, pasi për pasojë nuk fillon konsumimi i afateve për përpjekjen e partisë fituese për të formuar institucionet”, shkroi Cakolli.

Megjithatë, në rast se në seancën e së hënës zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, si dhe përfundon konstituimi i legjislativit, atëherë hapet rruga për procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës. /REL

JU REKOMANDOJMË

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari
05/04/2026 - 23:15

Një konflikt i paprecedentë ka ndodhur sot në rrugën "Hasan Prishtina" Mitrovicë, ku dy persona janë shoqëruar në polici. Veriu.info mëson se një pronar i një kompanie ndërtimi...

Më shumëDetails

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër
05/04/2026 - 22:41

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
05/04/2026 - 22:25

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,...

Më shumëDetails

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan
05/04/2026 - 21:56

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet
05/04/2026 - 21:22

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka shkruar pas përmbylljes së e mandatit të Osmanit si presidente. Ai e përshkroi mandatin e Osmanit jo veç si ceremonial, teksa...

Më shumëDetails

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?
05/04/2026 - 20:53

Shkruan: Agim Shahini, kryetar i AKB-së Shpeshherë dëgjojmë krahasime të thjeshta: “Kosova duhet të jetë si Zvicra”. Një vend neutral, pa konflikte, me stabilitet të lartë dhe ekonomi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë