Ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit i janë kapur disa biseda në telefon nga mediat, teksa shkruan me dikë gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet se kush është personi me të cilin ai po shkruan. Por në biseda përmendet Kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“A more info për Vetonin?” i thotë personi i emëruar “Asllani Fushë Kosovë”.
“KM spo më përgjigjet”, ia kthen Elberti, duke nënkuptuar për kryeministrin.
