Besian Mustafa, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar me një postim të deputetit të LVV-së, Hekuran Murati, ku ky ka njoftuar se ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ.
Mustafa ka kërkuar nga Murati që të fokusohet, pasi që ky i fundit së bashku me ministrat e tjerë që kabinetit të Kurtit kanë dhënë dorëheqje.
‘‘Paradite: “kemi dhënë dorëheqje nga postet e ministrave”
Pasdite: “kam nënshkruar akt nënligjor si ministër”
Fokusohuni!’’, ka shkruar ai.