Konflikti për një pronë në Godishnjakë të Podujevës, ka çuar në përleshje fizike mes gjashtë personave të familjes Berisha.
Rasti ka ndodhur dje, në orët e pasdites, kur palët e përfshira u kapën për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë dhe si pasojë disa prej tyre përfunduan në spital.
Sinjali mëson se pas trajtimit të dy prej të dyshuarve në QKUK, e dy të tjerëve në QKMF-në e Podujevës, të gjithë janë dërguar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar.













