Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka takuar dje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili ishte për vizitë në Kosovë.
Hoti ka publikuar një fotografi nga takimi në rrjete sociale, teksa ka shkruar se ka zhvilluar një bisedë miqësore me kryeministrin Rama.
“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti.












