Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

15/04/2025 - 21:36
në Opinione
A A
Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fillimisht duhet analizuar, disa elemente të rëndësishme që ndërlidhen me këtë proces:

E para, gjyqtarët dhe prokurorët i kanë paragjykuar të pandehurit, kjo qasje e ka cenuar dinjitetin dhe autoritetin e tyre, një paragjykim dhe qasje e tillë, ishte një tentim arsyetimi për dështimin e misionit të EULEX-it në Kosovë.

E dyta, që në fillim të punës, kjo Gjykatë ka dëshmuar jo profesionalizëm, përmes të cilit është cenuar integriteti i Gjykatës dhe i procesit, kjo u bë duke i rrjedhë informata dhe dokumente. Gjykata, e ka obligim me tregu se si ka ndodhë dhe a është mbajtur dikush përgjegjës brenda Gjykatës për këtë gjë.

E treta, duke e përcjellë këtë proces gjyqësor që nga fillimi, është e pa precedent se si prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë në të drejtën ndërkombëtare penale, nuk e kanë marrë fare mundin për ta kuptuar kontekstin nëpër të cilin ka kaluar Kosova, që nga vitet e 80-ta e tutje.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, fitohej përshtypja se të njëjtit mendonin se UÇK-ja ka qenë një formacion i rregullt ushtarak, e cila ka pas kontroll të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe ka pas hierarki të mirëfilltë komanduese, sikurse ushtritë moderne.

E katërta, prokurorët si duket më shumë luftonin për të nderuar një narrativë se UÇK-ja ka pasur një strukturë komanduese të mirëfilltit dhe kontroll në tërë territorin e Kosovës, dhe atë më shumë për ta bindur opinionin për këtë gjë, se sa për ta mbështetur një pretendim të tillë në prova, dëshmi dhe fakte konkrete përmes të cilave do të bindej trupi gjykues për këtë gjë.

Përtej këtyre elementeve, procesi në Hagë, ishte jo transparent, në kundërshtim me njërin nga parimet bazë, parimin e publicitetit, proces i stërzgjatur, në kundërshtim me parimin e gjykimit brenda një kohe të arsyeshme.

Proces ku trupi gjykues (së paku njëri nga ta) me pyetje sugjestive dhe orientuese, rrjedhimisht pyetje të ndaluara, çka e vënë në dyshim objektivitetin e tij dhe të trupit gjykues, rrjedhimisht cenohet njëra nga të drejtat bazë, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Proces i bazuar në prova dhe dëshmi jo kredibile, ku dëshmitarët me zë dhe figurë theksonin më shumë se një herë se ajo që ishte në deklaratë, nuk ishte e thënë nga ta, kishte edhe dëshmitar me dëmtime mendore. Pa mundësi e menaxhimit të dëshmitarëve, e cila edhe përkundër masave të ashpra, dëshmitari “zhduket”.

Dëshmitarët, ndonëse të ftuar nga prokuroria, e thoshin më zë dhe fuqishëm se “nuk ju kemi raportuar këtyre”, pra ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë për të cilën ata po ballafaqohen me akuza dhe me këtë proces të padrejtë.

Këto janë vetëm disa (përherë po flasim me aq sa kemi pas mundësi me pa), nga elementet që e bëjnë këtë proces të komprometuar, dhe rrjedhimisht vetëm rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës që në këtë fazë të procesit do të ishte një epilog real i këtij procesi.

Kjo e determinon nevojën e shfrytëzimit nga ana e mbrojtjes të mundësisë që e përcakton Rregulla 130 e Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara.

Sipas kësaj rregulle, dhe nisur nga fakti se tashmë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve të Prokurorisë dhe në momentin që do të përfundojë faza e paraqitjes së provave nga kjo e fundit, e cila siç është thënë do të ketë afat deri me 15 prill, pas kësejë faze, mbrojtja e informon trupin gjykues lidhur me mundësinë e dorëzimit të mocioni për rrëzimin e ndonjë pike apo të gjitha pikave të aktakuzës, varësisht se si e vlerëson mbrojtja një gjë të tillë.

Një mocion i tillë duhet të dorëzohet brenda dhjetë (10) ditëve nga mbyllja e paraqitjes së provave prej Prokurorisë. Prokuroria mund të paraqesë përgjigje po ashtu brenda dhjetë (10) ditësh nga dorëzimi i mocionit.

Pasi të ketë dëgjuar palët dhe, nëse është e nevojshme edhe mbrojtësin e viktimave, trupi gjykues me anë të vendimit të cilin e shqipton gojarisht, mund të rrëzojë disa pika ose të gjitha pikat e aktakuzës, në qoftë se nuk ekzistojnë prova të cilat e mbështesin një vendimi fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm në lidhje me akuzat në fjalë.

Ndaj vendimit të trupit gjykues me të cilin rrëzohet aktakuza apo ndonjë nga pikat e saj, Prokuroria brenda afatit prej 10 ditësh ka të drejtën të parashtrojë ankesë. Kurse mbrojtja nuk ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për rrëzimin e aktakuzës ose ndonjërës prej pikave të sajë.

Shkroi: Ardian Bajraktari

JU REKOMANDOJMË

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
31/01/2026 - 15:08

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA...

Më shumëDetails

Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/01/2026 - 11:02

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe...

Më shumëDetails

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak
21/01/2026 - 10:55

Shkruan: Agron Halitaj Manipulimet me vota të kandidatëve të partive kanë ekzistuar edhe në të kaluarën dhe, mjerisht, janë bërë sistematike. Dhe kur hajnia përhapet në masë e...

Më shumëDetails

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
15/01/2026 - 13:57

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia që ka dalë më e dëmtuar se kushdo tjetër nga zgjedhjet e fundit. Rezultati ka të bëjë me humbjen e identitetit politik...

Më shumëDetails

Berat Buzhala: Kuvendi i LDK-së duhet me e detyru Lumirin me vazhdu kryetar të partisë. Qe pse

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
14/01/2026 - 21:25

Shkruan Berat Buzhala: Ne politike, nuk ka kurrgjo ma te kote e ma hipokrite se sa doreheqja e revokueshme. Dikush jep doreheqje, sepse e nine pergjegjesine per nje...

Më shumëDetails

Kur arsimi prodhon diploma, por e varfëron shtetin

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
13/01/2026 - 13:49

Shkruan: Arianit Koci Kosova renditet në fund të listës së vendeve pjesëmarrëse në testimin ndërkombëtar PISA*, në lexim, matematikë dhe shkencë. Mes rreth 80 vendeve të përfshira, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë